ARKATANA

Revoltohen veteranët, i kërkojnë pensionet

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Nuk ka fond për t’u paguar pensionet e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kjo deklaratë e përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, e bërë të martën, ka revoltuar veteranët, duke nxitur mes tyre edhe kërkesën për organizimin e protestave.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se ende nuk janë siguruar mjetet e nevojshme për veteranët e luftës së fundit në Kosovë. Por, Hoti nuk ka dhënë më shumë hollësi se përse nuk janë siguruar këto mjete.

Mobi Casa

“Nuk i kemi siguruar mjetet për pensionet e veteranëve. Numri i tyre, dita-ditës po shtohet. Çështja e pagesës për veteranët është e lidhur me Fondin Monetar – FMN. Është e rëndësishme që ne të gjejmë një zgjidhje sa më parë, por tani për tani nuk ka mjete, janë vetëm 25 milionë euro, pra nuk ka më shumë”. Gjatë një konference për media në Doganën e Kosovës, ministri ka thënë se me trendin që është duke shkuar këto tre katër-muajt e fundit, mund të mbyllet viti me 38 mijë veteranë që të tërheqin pensionet e tyre.

“Dhe ky buxhet as për së afërmi nuk i plotëson nevojat për këtë kategori. Unë besoj që së shpejti do të ulemi dhe do të gjejmë një zgjidhje për këtë kategori. Është shumë e rëndësishme, është e lidhur çështja e pagesës së veteranëve me programin që e kemi me Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe jo vetëm kaq”, ka theksuar Hoti. Kjo deklaratë e ministrit është kundërshtuar nga përfaqësues të veteranëve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.