Revoltohen veteranët, e quajnë jo serioz dhe të papërgjegjshëm Begzad Sinanin
Kamenicë – Organizata e Veteranëve të Luftës Dega në Dardanë, është e indinjuar thellë në lidhje me organizimin e manifestimit tradicional “Lulëkuqet e Prillit” manifestim ky i cili mbahet për nderë të betejës së UÇK-së dhe dëshmorëve të rënë në luftën e fundit nga komuna jonë.
Sipas OVL-së Qeverisja komunale ka bërë një organizim tejet të zbehtë dhe shkel e shko të këtij manifestimi. “Ne i përkujtojmë edhe Kryetarit të komunës se me mos pjesëmarrjen në Akademinë përkujtimore nuk i ka bërë nderë vetes dhe institucionit Komunal, duke sajuar se keni takime protokolare jashtë komunës. Ky organizim ka ofenduar rëndë kategoritë e dalura nga Lufta që nga familjet e Dëshmorëve, Veteranëve dhe Invalidëve të UÇK-së, duke u tallur me manifestimin tejet të pa vlerë. Duke bërë dhe duke ofruar program artistik vetëm fëmijësh, pa e pa të rrugës që të përgatis së paku një referat përkujtimor e kronologjik të ngjarjeve që rrodhen nga lufta e në të cilën udhëheqja komunale thirret dhe kërkoi mbështetjen për të ardhë në pushtet” thuhet në reagimin e tyre.
Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, nuk ka bërë një organizim të mirëfilltë duke mos njoftuar qytetaret dhe duke mos e publikuar me kohë agjendën e aktiviteteve që janë organizuar për nderë të këtij manifestimi. Salla e cila ishte përzgjedhur për mbajtjen e akademisë nuk u ka hije të shfrytëzohet as për tubim bijash, agjenda në repertorin e Akademisë ishte e përshtatur për aktivitete individuale duke promovuar libra të cilat s`kanë të bëjnë fare me natyrën e manifestimit. Ne nuk jemi kundër të arriturave të askujt, por ato duhet të përkrahen dhe të promovohen me agjendë tjetër dhe jo në Akademinë përkujtimore të Betejës së UÇK-së në Marec. Me këto sjellje dhe këtë jo seriozitet ju po mundoheni të minimizoni vlerat Kombëtare dhe luftën çlirimtare të UÇK-së. Ju arritët të humbni traditën e organizimit të “Flakës së Janarit” e cila ka filluar të organizohet pikërisht në komunën tonë në Dardanë, por nuk do të lejojmë që njëjtë të veproni edhe me manifestimin “Lulëkuqet e Prillit” kanë sqaruar OVL/
Në akademi kishte edhe personalitete të larta të Qeverisë së Kosovës siç ishte edhe Ministri i Diasporës, Valon Murati e të cilit nuk ju kushtua fare vëmendje e as nuk ju dha mundësia të përshëndes akademinë, e ne e falënderojmë shumë, Ministrin i cili ishte për të nderuar bashkëluftëtaret e tij tani dëshmorë të Kombit. Po ashtu u injorua dhe nuk ju dha fjala përshëndetëse edhe ish eprorit të lartë të UÇK-së z. Emin Krasniqi edhe pse ishte prezent në sallë.
Qeveria Komunale nuk e kishte as edhe një person i cili do të mundë të përshëndeste akademinë përkujtimore që organizohet për nderë të Dëshmorëve të Kombit. “Se sa e pa përgjegjshme është kjo udhëheqje komunale tregon edhe neglizhenca dhe mos kryerja e obligimeve që i ka marr kjo komunë në mandatin e qeveris së kaluar për përfundimin e bazamentit të Bustit të Dëshmorit Besnik Maroca. Ju përkujtojmë edhe një herë ju Udhëheqës të Qeveris Komunale dhe politikanë se nuk ju ka hije kjo sjellje e mos respektimit të gjakut të derdhur sepse falë gjakut të tyre dhe kontributit të bijve dhe bijave të popullit Shqiptarë, ju gëzoni sot privilegjet dhe jeni ulur në kolltuqet e buta dhe shfrytëzimi i të mirave që ua siguron pushteti komunal” thuhet në reagimin e OVL të nënshkruar nga Milaim Limoni./rajonipress/


