Revoltohen banorët e Dobrosinit, Luta na zhgënjeu në ditën më të rëndësishme

Gjilan – Bashkësia Lokale e Dobrosinit që përfaqësohet përmes Reshat Salihut ka reaguar ndaj pa përgjegjësisë totale që ka treguar Lutfi Haziri ditën kur para 19 vitesh doli në skenë UÇPMB dhe vrasjes mizore të vëllezërve Saqipi. Luta duhet të jetë vërtet gardian i Kosovës Lindore dhe jo veç me fjalë thotë Reshat Salihu.
Reshat Salihu këshilltar i këshillit komunal të Bujanocit dhe kryetar i Bashkësisë Lokale të Dobrosinit ka reaguar ashpër për neglizhencën që Komuna e Gjilanit e ka treguar më 26 janar 2019, ditë kjo e shënimit të 19 vjetorit të daljes në skenë të UCPMB-së dhe vrasjes së vëllezërve Saqipi.
Reagimi i plotë i Reshat Salihut
Bashkësia Lokale e Dobrosinit reagon ashpër ndaj pa përgjegjësisë së treguar më 26 janar, ditë kjo e veçantë për Kosovën Lindore, për mos hapjen e rrugës Pogragjë – Dobrosin ndaj Komunës së Gjilanit dhe kompanisë kontraktuese e cila këtë herë ka qen total neglizhente në pastrimin e kësaj rruge.
Dita e djeshme e 26 janarit ishte e veçantë sepse u shënua 19 vjetori i daljes në skenë të UCPMB-së dhe vrasja mizore e vëllezërve Saqipi nga forcat paramilitare të Millosheviqit, ndërsa rruga Pogragjë – Dobrosin nuk u hap fare. Njerëzit kanë mbetur me automjete rrugës dhe është dashtë me Eskortën e Kryetarit Shaip Kamberi të nxirren e të merren njerëzit për në Akademinë e mbajtur në fshatin Legjendarë.
Kërkojmë nga kryetari i komunës së Gjilanit që të jetë me të vërtetë Gardian i Kosovës Lindore e jo veç me fjalë. Gjithsesi vlen të theksohet se është hera parë që kompania komunale e ka mare pastrimin e kësaj rruge regjionale e cila as për së afërmi nuk është në nivel të detyrës në raporte me kompaninë “Tali” që ka qen e shkëlqyeshme bile edhe në fshatin Dobrosin gjithmonë ka hy dhe i ka pastruar rrugët e fshatit.
Me respekt nga Këshilltari i këshillit Komunal të Bujanocit dhe Kryetar i BL të Dobrosinit – Reshat Salihu./rajonipress/