ARKATANA

Revoltohen banorët e brezit kufitar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Banorët e brezit kufitarë të fshatrave Muçibabë, Burincë, Lipovicë janë revoltuar pasiqë rrugët e premtuara që nga vitit 2011 se do të shtrohen me zhavorr nuk janë kryer asnjëherë. Idriz Rexhepi, Bejtush Zymberi dhe Agim Zymberi thanë për rajonipress se janë të zhgënjyer me komunën e cila në vend se të rregulloj rrugët, ka bërë devijime të tyre dhe nuk janë hapur si duhet.

Rreth 1500 metra rrugë lokale ishin premtuar qysh në vitin 2011 nga ana e organeve komunale se do të trajtoheshin në kuadër të projektit “Zgjerimi dhe mbushja e rrugëve me zhavorr- faza e III”. Por ky premtim që e kishte dhënë edhe me shkrim Behar Mehmeti drejtor i shërbimeve publike nuk po ua mbush syrin banorëve të brezit kufitarë.

“Kemi konstatuar se kërkesa e juaj është shumë e drejtë dhe gjendja e atyre rrugëve është mjaft e rëndë, çka ju shkakton telashe në aktivitetet e përditshme, prandaj ju informojmë se kjo rrugë do të trajtohet varësisht prej buxhetit”. Këtë përgjigje të Behar Mehmetit ende e mbanë në xhep Idriz Rexhepi i cili kishte bërë ankesë në emër të banorëve të mbetur të brezit kufitarë.

Idriz Rexhepi , Bejtush Zymberi dhe Agim Zymberi thanë për rajonipress se janë të revoltuar që hapja e rrugëve nga “Bejta Comerc” është bërë shkel e shko dhe nuk janë rregulluar ashtu siç është e paraparë me projekt.

ARKATANA

Idriz Rexhepi thotë se rrugët u devijuan dhe hapja e tyre është bërë keq e pa zhavorr.”Tani vetëm një shi po të bije është problem të dilet ndaj pari” tha Rexhepi.

Bejtush Zymberi një tjetër banor i Muçibabës thotë se jeta në këtë fshat dhe afër kufirit është bërë e rëndë.”Kemi shpresuar shumë që këtë vit bile të ndreqen këto rrugë dhe mos të hymë në dimër me këtë gjendje të mjerueshme. Jemi 15 familje këtu dhe po bëjmë jetë të rëndë. Shkollën e kemi larg rreth 2 km kurse ndihma tjera nuk kemi marrë prej askujt. Kemi nxënës dhe fëmijë të vegjël por edhe familjar me gjendje të rëndë sociale e ndihmat mungojnë” thotë Zymberi.

Idriz Rexhepi mendon se dikush në Komunë e tradhtoj Qemajl Mustafën sepse në teren është vepruar krejt ndryshe.”Unë e di qëndrimin e kryetarit rreth rrugëve në Muçibabë, por nuk e di se si u devijuan më vonë rrugët” shprehet Rexhepi.

Rexhepi thotë se pos xhandarmërisë serbe e cila kohë pas kohe provokon, gjendja e rëndë paraqitet me familjet që nuk kanë asnjë të ardhur. “Është mirë që rrugët të mbulohen me zhavorr ashtu siç i parasheh projekti e jo kështu siç është punuar në mënyrën më të keqe” shprehet ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.