Revista prestigjioze ELLE rendit Bleonën në vendin e..
Është vetë këngëtarja Bleona Qereti e cila ka bërë publik sot lajmin e klasifikimit të saj në listën e artistëve të cilët kanë parakaluar gjysmë lakuriq mbi tapetin e kuq.
Klasifikimi është bërë nga reviste prestigjioze Elle e cila ka vendosur në vendin e parë Kim Kardashian duke u ndjekur nga Rita Ora, ndërsa e treta Irina Shayk.
Por klasifikimi ka habitur të gjithë kur në vendin e katërt është renditur këngëtarja shqiptare Bleona Qereti.
Vajza nga Elbasani, u shfaq me një fustan rrjetë vetëm me të brendshme mbi tapetin e American Music Awards 2014.


