Eko Higjiena

Revista holandeze “Diplomat” e vendos Thaçin në ballin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Revista më e vjetër diplomatike në Holandë “Diplomat”, ballinën e numrit të saj më të ri ia ka kushtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

Kjo magazinë diplomatike ka shkruar për mesazhet diplomatike të presidentit Thaçi të dhëna në Institutin holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Clingendael”.

“Paqja dhe drejtësia janë dy çështje themelore për çdo shoqëri, veçanërisht për ato në tranzicion”, citohet të ketë thënë Thaçi, shkruan “Diplomat”.

Revista e parë diplomatike holandeze ka shkruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka prodhuar një marrëveshje historike në Bruksel, saktësisht pesë vjet më parë.

“Ne jemi krenarë me luftën tonë për liri dhe nuk kemi asgjë për të fshehur apo për t’u frikësuar nga e vërteta. Askush asnjëherë nuk u përpoq të ikte apo të fshihej nga drejtësia, krahasuar me shtetet e tjera në rajon”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Duke folur për shtetndërtimin në Kosovë, presidenti Thaçi ka theksuar se vetëm dhjetë vjet më parë Kosova shpalli Republikën më të re në Evropë dhe tani mund t’i shikojmë me krenari arritjet gjatë dekadës së kaluar.

“Kosova është një rrëfim suksesi, por kemi ende sfida të shumta, ashtu siç kanë edhe të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Uji Dea

Sipas revistës holandeze “Diplomat”, presidenti kosovar gjatë qëndrimit në Holandë ka numëruar tri sfidat më të rëndësishme, ku një prej tyre është edhe përmbyllja e dialogut me Serbinë.

“Si Kosova, ashtu edhe Serbia, duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të dy shtetet e dimë se duhet ta njohim njëri-tjetrin. BE-ja nuk do të na pranojë me probleme. Ne kemi nevojë për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. E di se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për të dyja palët dhe mbi të gjitha për Kosovën. Por, jam i bindur se dialogu dhe marrëveshja janë e vetmja rrugë përpara”, ka thënë Thaçi, shkruan “Diplomat”, transmeton KP.

Kjo revistë shkruan se sfida tjetër për Kosovën është ekonomike.

“Kosova po vazhdon të shënojë rritje ekonomike, por ka nevojë për të krijuar më shumë vende pune. Ne duhet të përqendrohemi në ekonominë e re dhe në mundësitë e reja. Nuk është e lehtë dhe ne ende duhet të bëjmë më shumë reforma strukturore”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Ndërkaq, sfida e tretë, presidenti Thaçi ka thënë se ka të bëjë me integrimin e Kosovës në NATO dhe BE, ku sipas tij, Kosova po punon në përmbushjen e kritereve demokratike në politikë, ekonomi dhe legjislacion.

Revista më e vjetër diplomatike në Holandë ka shkruar edhe për librin biografik për Hashim Thaçin “New State, Modern Statesman”, të promovuar para shumë përfaqësuesve të shtetit holandez, diplomatëve, ambasadorëve, gazetarëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Institutin holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Clingendael”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.