RCCOLA

Reuters: Policia elitare arreston liderin opozitar

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Policë të maskuar e të armatosur me armë të rënda kanë arrestuar një ligjvënës të mirënjohur opozitar në Kosovë të shtunën me akuzën për hedhje të gazit lotsjellës në parlament duke protestuar kundër marrëveshjes së lehtësuar nga BE mes Kosovës e Serbisë.

Policia, pjesë e një njësiti elitar, thyen dyert e selisë së Vetëvendosjes dhe arrestuan themeluesin e saj Albin Kurti dhe anëtarë tjerë të partisë. Me qindra policë me uniforma të trazirave rrethuan zonën e selisë së VV-së në Prishtinë, raporton Reuters.

Kurti ka udhëhequr opozitën kundër marrëveshjes në Bruksel sipas së cilës serbët e Kosovës do të përfitonin pushtet më të madh lokal si dhe financim nga Serbia. Ai dhe përkrahësit e tij kanë kundërshtuar edhe marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, transmeton Koha.net.

Kurti vazhdimisht ka hedhur gaz lotsjellës, madje njëherë edhe sprej lotsjellës, në Parlament për të penguar seancat. Ai u arrestua edhe më parë, gjë e cila nxiti trazira në Prishtinë.

RCCOLA

Para arrestimit të tij, Kurti iu adresua disa mijëra personave të mbledhur në Prishtinë për një protestë paqësore kundër marrëveshjes.

Partia e tij tha përmes një komunikate se Policia ka arrestuar mbi 90 aktivistë të saj, ndërsa ka pasur edhe të lënduar.

Policia ndërkaq ka thënë se katër persona, përfshi edhe dy policë, janë lënduar gjatë operacionit për arrestimin e Kurtit, duke akuzuar përkrahësit e tij se kanë sulmuar zyrtarët policorë me karrige, me tavolina dhe me sprej.

http://koha.net/?id=27&l=86478