UBT

Reuters: Partitë kosovare e nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dy partitë më të mëdha në Kosovë kanë arritur një marrëveshje të dielën për krijimin e një qeverie të re pas gati katër muajve nga data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, të cilat erdhën për shkak të dorëheqjes së kryeministrit të kaluar, shkroi sot agjencia e lajmeve, Reuters.

Albin Kurti, lideri 44-vjeçar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se do të bëhet kryeministër sipas marrëveshjes dhe punës me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe grupeve të tjera.

“Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen”, tha Kurti gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Eco Higjiena

Ai shtoi se kjo marrëveshje do të votohet të hënën në kuvend, ku koalicioni i ri i ka 77 nga gjithsej 120 ulëse.

Në këtë koalicion do të përfshihen edhe gjashtë grupe që i përfaqësojnë serbët, turqit, boshnjakët dhe pakicat e tjera kombëtare.

Sipas kësaj agjencie, njëra ndër sfidat më të mëdha për qeverinë e re do të jetë arritja e marrëveshjes me Serbinë, e cila vazhdimisht ka refuzuar ta njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.