ARKATANA

Reuters: Nënë Tereza, njëra nga gratë me më ndikim në 2000 vjet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, sot i ka kushtuar rëndësi shenjtërimit të Nënës Terezë, që do të bëhet të dielën me 4 shtator. Nobelistia shqiptare, e cilësuar si njëra nga gratë më me ndikim në kishën katolike, shenjtërimin e së cilës e presin qindra mijëra njerëz, është përmbajta e përshkrimi prej saj.

“Fituesja e çmimit nobel për paqe, Nënë Tereza ishte njëra nga gratë më me ndikim në historinë 2000 vjeçare të kishës katolike, e vlerësuar për punën e saj në njërën prej vendeve më të varfra të botës, të njërin prej qyteteve të Indisë, të quajtur Kalkkuta.”

Qindra mijëra dishepuj të saj presin shenjtërimin e murgeshës së vogël, e cila do të udhëhiqet nga Papa Francesk në sheshin e Shën Pjetërit të Vatikanit, përcjell ‘zeri.info”.

GRANDEMALL

Kjo medie citon edhe Kryeministrin e Indisë Narendra Modi, i cili e lartëson figurën e saj si një humaniste, e cila i kishte shërbyer vendit të tij për vite të tëra. “Gjithë jetën e saj, ajo punoi për t’i shërbyer pjesës më të varfër të shoqërisë indiane. Kur një person i tillë shenjtërohet, atëherë është e natyrshme për indianët të ndihen krenar”, ka thënë Modi, për një radio lokale, cituar nga Reuters.

Agjencia i bënë edhe një përshkrim të detajuar, biografisë së saj, duke vënë në pahë origjinën e saj shqiptare, e lindur nga prindër shqiptar në Shkupin e sotëm, atëherë pjesë e Perandorisë Osmane. /ZERI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.