FITORJA

Reuten: BE-ja ia vonoi shumë vizat Kosovës, radhën e ka statusi i kandidatit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Thijs Reuten, ka theksuar se dosja brenda PE-së për liberalizimin e vizave pritet të përfundojë brenda kësaj jave, më pas më 18 prill do të jetë votimi përfundimtar.

Në një intervistë për Klankosova.tv, eurodeputeti holandez pohoi se heqja e vizave është një moment historik i rëndësishëm në integrimin evropian të Kosovës.

“Ky udhëtim duhet të ishte shumë më i shkurtër. BE-ja e la Kosovën duke pritur shumë gjatë. Katër vjet pasi Kosova i përmbushi të gjitha kushtet, më në fund ne e mbajmë premtimin tonë. Që nga viti 2024, qytetarët e Kosovës më në fund mund të udhëtojnë drejt BE-së për pushime, vizita familjare dhe udhëtime biznesi pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Kjo është më shumë se një barrë burokratike që largohet. Është një moment historik i rëndësishëm në integrimin evropian të Kosovës”, ka thënë Reuten.

Eco Higjiena

Reuten është shprehur se procesi i dialogut Kosovë-Serbi çdo herë duhet të jetë i ndarë nga ai i vizave, dhe se nuk ka ndikuar në punën e bërë në liberalizimin e vizave. Ai ka thënë se bashkë me kolegët e tjerë eurodeputetë që kanë punuar ndër vite për këtë proces kanë bërë një punë të rëndësishme.

Ndër tjera, ai ka shtuar se pas heqjes së vizave, Bashkimi Evropian kosovarëve duhet t’ua hapë rrugën edhe për t’u bërë shtet kandidat për BE.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.