Restorant “Bujana” ruan traditën ushqimore në Anamoravë

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Restorant “Bujana” është një vend ideal për ushqim e rekreacion. Ka mbi 1000 ulëse me pesë salla të jashtme e tri të brendshme. Frekuentohet nga të gjitha nivelet, të gjitha moshat e strukturat. E veçanta e këtij restoranti është mikpritja, bujaria dhe shërbimi sipas traditës shqiptare. Rajonipress do të promovojë tash e tutje restorantet dhe vendet ku ka vlerë e cilësi.

Të qëndrosh për vizitë në Gjilan dhe të mos vizitosh restorant “Bujana” është e pamundur. Ky restorant tashmë ka fituar epitetin e një restoranti të përmasave kombëtare me nivel e shërbim nacional. Është themeluar në vitin 2003 dhe është biznes i familjes Shabani.

Flamur Shabani është njëri nga pronarët që kujdeset për të gjitha detajet e mikpritjes , por edhe të shërbimit. Ka një disiplinë të rreptë dhe mundohet që mysafirët të ndihen komod. Për rajonipress ai për herë të parë fletë për të mirat dhe kualitetin që ofron ky restorant tash e një kohë. Edhe emrin “Bujana” e ka zanafillën e veprimtarisë së gjyshit të tij Demush Shabanit, pjesëmarrës i konferencës së Bujanit dhe kjo është arsyeja që ata e ruajnë dhe me respekt e mbajnë emrin Bujana rrëfen Flamuri.

Ndryshe “Bujana” ka mbi 1000 ulëse dhe posedon pesë salla të jashtme dhe tri të brendshme. Ka një pamje fascionante prej nga mund të shihni kompletë Gjilanin. Flamuri thotë se është i kënaqur që restoranti frekuentohet nga të gjitha moshat, të gjitha nivelet dhe strukturat e shoqërisë. “Jemi munduar që të rrisim nivelin e mikpritjes, bujarisë duke shërbyer sipas traditave shqiptare të rrethit të Anamoravës” shprehet ai.

Edhe inventari i brendshëm kryesisht dominohet nga veshjet kombëtare dhe elementet tjera të historisë shqiptare, në veçanti dominojnë shqiponjat.

Ushqimi i freskët, dreka e shpejt, picat e nxehta dhe pogaçet me kajmak janë ndër specialitet e shumta që ofron “Bujana”. Dhe të gjitha këto specialitete shërbehen për klientelen e shumtë dhe të përditshme që vijnë nga të gjitha qytetet e Kosovës dhe qytetet shqiptare. Mërgimtarët nga të gjitha shtetet është e pamundur të qëndrojnë në Kosovë e mos ta vizitojnë Bujanën shprehet me krenari Flamur Shabani.

Mobi Casa

Ajo çka e bënë të veçantë dhe që dallon nga restorantet tjera “Bujanën” është fakti se ata nuk organizojnë dasma e ahengje të pakontrolluara. “Ne kemi një orar striktë dhe nuk organizojmë dasma sepse nuk dëshirojmë të pengojmë mysafirët e rregullt” shprehet Flamuri. Bujana arrin të angazhojë dhjetëra punëtorë sezonal dhe të rregullt të cilët janë të kualifikuar dhe trajnuar në kuzhinat më të njohura të Evropës.

Për shkak të sallave të rehatshme që ka, “Bujana” është e njohur edhe për organizimin e shumë seminareve e trajnimeve të njohura me karakter vendor e ndërkombëtarë.

Nga viti 2010 , në kuadër të veprimtarisë së saj “Bujana” ka aktivizuar edhe pastiqerinë e saj ku shërbejnë të gjitha bizneset në Kosovë me torte e bakllava. Por jo vetëm shërbimet dhe mikpritja e bëjnë “Bujanën” të njohur.

Flamur Shabani thotë se rregullisht ndihmojnë familjet skamnore, veteranët e luftës, sportistët e ndryshëm. Këto ndihma jepen në kuadër të festave kombëtare e shtetërore dhe janë të përhershme shprehet Shabani.

“Bujana” me të drejtë mund të quhet adresa e parë e rehatisë ku ju mund të shijoni ushqimin, kohën, ambientin dhe mikpritjen e mirë./rajonipress/