HW

Restaurimi i oligarkisë e degdis Republikën

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Me politikanët e njëjtë nuk priten rezultate shpresëdhënëse.

Me politikanët e njëjtë nuk priten rezultate shpresëdhënëse

“Qeveria e re, e cila pritet të konstituohet në ditët apo javët në vazhdim, për më tepër i ngjet një Qeverie të riformatuar dhe modifikuar sesa një Qeverie të re dhe shpresëdhënëse për ndryshime pozitive në vend”, tha analisti politik Florim Zeqa për “Kosova Sot”

Duke parë tendencën, se cilat parti politike po duan dhe janë gati të turren për të ardhur në pushtet, që në dukjen e tanishme janë krejtësisht të pareformuara dhe të pashkëputura nga klientela e shtresuar e lidhur me krimin e korrupsionin, analistët politikë shprehin shqetësimin e tyre se restaurimi eventual i kësaj klase dhe klientele të kriminalizuar politike në institucionet e reja të vendit, ndonëse paksa i modifikuar, do të mund të jetë edhe një mur tjetër i radhës fatkeq dhe i pakalueshëm për reformat e thella në shoqërinë kosovare, siç janë dekriminalizimi i politikës dhe i institucioneve të shtetit, hartimi i Ligjit për ‘Vetting’-un, që janë edhe kërkesë e pritje e qytetarëve dhe e faktorit ndërkombëtar nga klasa politike aktuale në Kosovë. “Qeveria e re, e cila pritet të konstituohet në ditët apo javët në vazhdim, për më tepër i ngjet një Qeverie të riformatuar dhe modifikuar sesa një Qeverie të re dhe shpresëdhënëse për ndryshime pozitive në vend”, tha analisti politik Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

Duhet një gjeneratë e re politike

Uji Dea

Sipas Zeqës, në fakt, Qeveria e re do të jetë një barrikadim fatkeq i radhës përballë reformave të thella dhe përmbajtjesore në shoqërinë kosovare, do të krijohet një mur i pakalueshëm artificial përballë dekriminalizimit të politikës dhe institucioneve të shtetit, përballë ligjit të ‘Vetting’-ut, që janë kërkesë e qytetarëve dhe pritje e faktorit ndërkombëtar.

Ai ka pohuar se shpresat e qytetarëve janë në jetëshkurtësinë e Qeverisë së ardhshme, për t’i lëshuar radhën një klase të re politike, e cila është në ardhje e sipër. “Përderisa ndërkombëtarët janë të interesuar vetëm për stabilitet politik, qytetarët e vendit dhe forcat progresive janë të interesuara më tepër se kaq, kërkojnë zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare, shëndetësi bashkëkohore dhe arsim cilësor, e mbi të gjitha një sistem të drejtësisë të konsoliduar, ku të gjithë qytetarët e ndjejnë veten të barabartë para ligjit, e jo si deri më tani, ku të fortët e politikës e diktojnë ligjin dhe drejtësinë vendore. Përfundimisht, pa ardhjen në krye të shtetit të një klase të pastër dhe të përgjegjshme politike, jo vetëm se nuk do të ndodhë “VETTING-u aq shumë i kërkuar, por vendit do t’i mungojë stabiliteti politik dhe zhvillimi ekonomik”, tha analisti Zeqa.

Dekriminalizimi, i domosdoshëm

Sipas analistit dhe publicistit Naim Kelmendi, ndryshimet pozitive eventuale nga Qeveria e re mund të imponohen vetëm nëse ka një presion të fuqishëm shtytës nga faktori ndërkombëtar për reformat e kërkuara deri më tani, e që janë bllokuar nga klasa politike dhe Qeveria në detyrë e koalicionit PDK-LDK. “Mbase mbetet për të shpresuar se klasa e re politike, që do të vijë në pushtet, do t’i ketë si çështje prioritare një varg reformash për shoqërinë kosovare, duke u nisur në rend të parë nga ligji për dekriminalizimin e politikës dhe institucioneve të shtetit. Pastaj hartimi i ligjit për ‘Vetting’-un, që po ashtu do të jetë i dobishëm për institucionet e drejtësisë dhe reforma tjera e që janë po aq të dobishme për proceset e zhvillimit të shoqërisë demokratike. Këto reforma mbase edhe i kanë pritur qytetarët e Kosovës dhe sidomos faktori ndërkombëtar, në mënyrë që edhe të arrihen standardet e kërkuara për integrimet e Kosovës në rrugën e BE-së dhe gjithashtu edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët”, theksoi Naim Kelmendi për “Kosova Sot” Ai thotë se për t’u realizuar një agjendë e tillë, së pari duhet të jetë një vullnet më i madh politik i klasës së re politike, në mënyrë që të kemi institucione të përgjegjshme në kryerjen e detyrave të shtëpisë. “Nga kjo klasë e re politike do të duhej të ndodhte skajshmërisht dekriminalizimi i politikës dhe institucioneve të shtetit në mënyrë që përfundimisht t’i hapet rruga perspektivës evropiane të shtetit dhe po ashtu më pastaj edhe integrimeve të tjera të Kosovës në Bashkimin Evropian”, është shprehur Kelmendi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.