Restaurimi i Kalasë rritë mundësitë për zhvillimin e turizmit në Artanë
Gjilan – Ivanoviq ka thënë se Komuna e Novobërdës është e kënaqur me punët e deritanishme në Kala dhe shpreson se pas kryerjes së projektit të restaurimit të Kalas të rriten edhe mundësit e zhvillimit të turizmit në komunën e Novobërdës.
Të mërkurën Kryetari i Komunës së Novobërdës ka vizituar Kalanë e Novobërdës ku momentalisht po kryhen punët në restaurimin e saj dhe me këtë rast pa se punët po kryhen në bazë të Planit të paraparë.
Kryetari gjatë kësaj vizite ka biseduar edhe me përfaqësuesit e firmës “KOTO” që bënë ekzekutimin e punëve dhe sipas fjalëve të tyre gjithçka po shkon sipas planit dhe punët do të kryhen sipas planit.
Ivanoviq ka thënë se Komuna e Novobërdës është e kënaqur me punët e deritanishme në Kala dhe shpreson se pas kryerjes së projektit të restaurimit të Kalas të rriten edhe mundësit e zhvillimit të turizmit në komunën e Novobërdës./rajonipress/


