RCCOLA

Restaurant “Panorama” nuk është mbyllur, pronarit i thyhet pasvordi i Facebook-it

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sabit Krasniqi pronar i restaurant “Panorama” është befasuar kur në rrjetet sociale ka parë njoftimin se është mbyllur restaurant “Panorama”. I njoftoj të gjithë klientët dhe mysafirët se dikush e ka thyer pasvordin e fb duke dhënë lajmin e rremë se për shkaqe financiare është mbyllur lokali. Restaurant “Panorama” qëndron shumë mirë financiarisht dhe të gjithë mysafirët janë të mirëpritur në lokalin tonë ekskluziv tha Krasniqi.

UBT

Pronari i restaurant “Panorama” njëri nga lokalet më ekskluzive në Gjilan është befasuar kur në rrjetet sociale ka vërejtur një njoftim të rrejshëm se gjoja është mbyllur në mungesë të mjeteve financiare lokali i tij. “Jam i befasuar vërtet me këtë idiotizëm të njerëzve të këqinj. Askujt si kam borxh dhe se kuptojë këtë veprim dhe këtë gjest kriminal kibernetik. Njerëzit me qëllime të këqija kanë tentuar ta njollosin ekskluzivitetin e restaurantit tonë, por i njoftoj të gjithë klientët dhe mysafirët se lokali është i hapur dhe ne qëndrojmë mirë financiarisht. Të gjithë klientët tanë janë të mirëpritur me të gjitha shërbimet ekskluzive dhe injorojeni atë lajm të rremë të cilën po e heton edhe policia e prokuroria” tha Sabit Krasniqi./rajonipress/