RCCOLA

Respekti për natyrën dhe dëshira për të pasur hapësira gjelbëruese, lidhet me Agron Murselin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Fshati Miresh është i pastër fal kulturës qytetare dhe investimit që bëjnë shoqatat e në veçanti ajo e 17 shkurtit. Por për kujdesin e përhershëm dhe dëshirën që fshati të ketë hapësira pushimi e gjelbërimi kudo, lidhet me emrin e Agron Murselit.

Agron Murseli është një rast i rrallë pothuajse në Kosovë, që me shumë dashuri e pasion kujdeset që fshati Miresh të ketë hapësira gjelbërimi e pushimi.

Kudo nëse shihet diçka e mirë që është prekur dhe rregulluar nga dora e njeriut lidhet me emrin e Agron Murselit.

Mobi Casa

Edhe së fundit ai me aktivitetin tij vullnetar dhe me aktivizimin e banorëve ka rregulluar disa vende pushimi e rekreacioni. “Punojë me shumë zemër e dashuri për fshatin tim dhe fatmirësisht kam shumë njerëz vullnetmirë që më ndihmojnë dhe pothuajse i përkrahin të gjitha aksionet e mija” u shpreh Murseli.

Ndryshe Agroni thotë se shtëpinë e kulturës, shtëpinë e shëndetit, pastaj eliminimin e deponive të egra në fshat i bënë në mënyrë vullnetare.”E bëjë me dëshirë dhe e mbajë pastër. Mundohem në maksimum që hapësirat gjelbëruese të jenë të pastra për vizitorët, kurse ambulanca dhe shtëpia e kulturës janë institucione ku duhet të dominojë pastërtia” shprehet Murseli.

Murseli thotë se Mireshi është një fshat i madh që ka plotë gjallëri dhe padyshim që meriton të ketë një ambient të gjelbëruar dhe me parqe të bukura e të pastërta. “Jam krenar që jetojë në këtë mes i rrethuar me njerëz që kanë dashuri e respekt për natyrën” shtoi Murseli./rajonipress/