Eko Higjiena

Respekt për Mehmetali Rexhepin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Tahir Arifi – Miku e kolegu ynë, Mehmetali Rexhepi përjetoi po atë fat që pati një pjesë e elitës sonë intelektuale e studentore, po atë fat që ndjeu në kurriz populli ynë, nën robëri, dhe aty lindën edhe angazhimet e tij humaniste, atdhetare, estetike e iluministe.

I respektuari Mehmetali Rexhepi! Të respektuar kolegë!

Bashkë sot, natyrisht, jemi këtu për t`i uruar mikut e kolegut tonë, Mehmetali Rexhepi shkuarjen në pension. Është ky moment ndjenjash të përziera, moment kur bëhen bilancet e një jete njerëzore, kur gëzimi e krenaria për angazhimin jetësor, domosdo shoqërohen edhe me ndjenjën e ndarjes, nostalgjisë dhe një fillimi tjetër të shkruarit të biografisë në fund.

Miku e kolegu ynë, Mehmetali Rexhepi përjetoi po atë fat që pati një pjesë e elitës sonë intelektuale e studentore, po atë fat që ndjeu në kurriz populli ynë, nën robëri, dhe aty lindën edhe angazhimet e tij humaniste, atdhetare, estetike e iluministe.

HW

Autor i shumë shkrimeve publicistike, të kritikës letrare e eseistes, M. Rexhepi mes tjerash botoi librin poetik” Frymë e fërguar…”, si dhe librin eseistik “Enigma e magjikes”, dhe në të gjitha rastet shquhet për origjinalitetin e shprehjes gjuhësore, shpesh eksperimentale, për ndjenjën e sinqertë e të fuqishme dhe mendimin e thellë.

Shkrimi i tij buron nga laboratori me kërkesa të saktësisë matematike të shkrimit, qoftë ai estetik, shkencor a publicistik.

Paraprakisht, M. Rexhepi ishte bashkëthemelues i klubit letrar ”Rexhep Elmazi”, apo edhe i SHHB “ Nënë Tereza”, momenti i pensionimit nënkupton përfundimin e vetëm sigurisht të një veprimtarie, më të rëndësishmes, asaj të iluminizmit të mendjes së të rinjve. Domosdo, M. Rexhepin do ta shohim në angazhimet kulturore-letrare.

Të lumtur që ishim bashkë, që të patëm koleg e mik!…/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.