KKGJILAN

Resorti “La Luna & Kompleksi “Gjilani” më i frekuentuari në Jug të Shqipërisë, i hap dyert

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Ju faleminderit për besimin ndaj nesh për 10 vjet. Na bëni krenarë, Jug i Shqipërisë, me primatin numër 1 ka shkruar Selver Xhelili. Kompleksi “ Gjilani” edhe sivjet mbetet destinacioni për shumë kosovar e në veçanti për ata të Anamoravës, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Selver Xhelili drejtor i këtij resorti tha se stafin e kanë profesionist me një kapacitet prej deri 450 turiste, ndërsa aty frekuentojnë resorte me yje botërore një nder resortet me te frekuentueshme në Shqipëri jug.

“Sot, resort La Luna & Kompleksi “Gjilani” në Ksamil dhe Sarandë, vë në funksion dhe mobilizim të gjitha kapacitetet e saj, me 468 turistë. Ju faleminderit për besimin ndaj nesh për 10 vjet. Na bëni krenarë, Jug i Shqipërisë, me primatin numër 1” ka thënë Selver Xhelili.

Ndryshe “Kompleksi Gjilani” në Ksamil edhe këtë vit e ruan primatin, dhe frekuentohet maksimalisht.

“Kompleksi Gjilani” vazhdon të mbetet pika më frekuentuese për pushuesit kosovar, ata nga Maqedonia, Lugina dhe diaspora e në veçanti për gjilanasit.

Selver Xhelili pronar thotë se edhe këtë vit vazhdojnë ta ruajnë primatin e më të mirit në bregdetin shqiptar.

Mobi Casa

“Kompleksi Gjilani”, tashmë ka rritur kapacitetet e saja dhe duke ofruar shërbime dhe ushqimin tradicional kosovar” shprehet Selver Xhelili.

Xhelili tha se është i lumtur që edhe këtë vit pushuesit nga të gjitha trojet shqiptare e përzgjedhin sërish kompleksin “Gjilani”. “Ne po investojmë çdo ditë dhe do jemi gjithmonë afër pushuesve dhe në shërbim të tyre” tha ai.

Xhelili tha se Ksamili është një vend që 70% e turistëve ka nga Gjilani dhe pjesa dërmuese nga diaspora.

Sipas Xhelilit “Kompleksi Gjilani” është një ndër komplekset më të frekuentuara në bregdetin shqiptar. “Unë vërtet ndihem mirë me këtë fakt dhe nga zemra i falënderojë të gjithë pushuesit që kanë përzgjedhur ambientet tona, traditën tonë dhe kuzhinën tonë të pasur” thotë Xhelili.

Xhelili thotë se vet fakti që turistët kanë treguar një besim të madh ndaj Kompleksit “Gjilani”, kjo po na bënë edhe më të fort dhe më të organizuar.
“Kemi forcuar dhe ngritur nivelin e disiplinës, pastërtinë, kemi avancuar në pjesën e stafit duke ofruar ushqime kosovare. Thjesht jemi një kompleks i përberë nga shumë hotele e restorante. Edhe kuzhinierët i kemi nga Gjilani dhe të cilët janë emra të njohur për përgatitjet profesionale të ushqimit”.

Xhelili tha se tani po dëshmohet se “Kompleksi Gjilani” ka cilësi dhe pushimet e gjithë pushueseve janë të paharruara në ishullin Ksamil .
“Ky kompleks tani ka linja të veta udhëtimi me komoditet evropian dhe do punojmë vazhdimisht që ta ruajmë këtë primat, pavarësisht se qarqe të caktuara mundohen kohë pas kohe të na dëmtojnë imazhin. Por gabohen sepse “Kompleksi Gjilani”, ka depërtuar thellë në mendjen e pushuesve nga Kosova dhe trojet shqiptare. Ne realisht e ngjallëm Ksamilin sepse kur erdhëm në fillim i tërë ky bregdet ishte i heshtur, e tani gjithkund dominon buzëqeshja shqiptare dhe mikpritja e ngrohtë e pronarëve nga Kosova” u shpreh Xhelili./rajonipress/