FITORJA

Resmije Haliti dënohet me 5 vite burgim për trafikim me njerëz

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka shqiptuar dënimin ndaj të akuzuarës Resmije Haliti në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vjetëve burgim dhe dënim me gjobë në shumë prej 400 (katërqind) Euro.

Gjykata gjeti se e akuzuara Resmije Haliti shqiptare, shtetase e Republikës së Kosovës, me vendbanim në Gjilan, ka kryer veprën penale, trafikim me njerëz. Pasi që e njëjta me datë 14 prill 2014 deri më datë 28 prill 2014, një person të gjinisë femërore rekruton, transporton, strehon dhe me anë të kanosjes e detyron të kryej marrëdhënie seksuale me një person të gjinisë mashkullore, në një hotel në Durrës të Shqipërisë – thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Gjilan, raporton rajonipress.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Afrim Shala, gjatë shpalljes së aktgjykimit ka thënë se ndaj të akuzuarës Resmije Haliti vazhdohet paraburgimi derisa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me burgim.

Eco Higjiena

Gjithashtu të akuzuarës ka për të ju llogaritur edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak dhe në paraburgim.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit në Prishtinë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.