UBT

Resim K. quhet “ekstremisti” islamik që e dëboi Gjermania për në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Është bërë i njohur fytyra dhe emri i “ekstremistit” islamik të cilin ditë më parë Gjermania e dëboi për në Kosovë. Ditën e enjte nga Munihu 41 personave shqiptarë që iu ishte refuzuar kërkesa për azil u dëbuan me një avion charter nga Gjermania për në Prishtinë. Në mesin e tyre ishte edhe djaloshi 23 vjeçar i cili qëndronte ilegal në Gjermani dhe dyshohej si përkrahës i atentateve terroriste. Për depërtimin e këtij djali raportoi edhe albinfo.ch.

Mirëpo, gjatë ditës së hënë gazeta gjermane bild.de bën të njohura të dhëna shtesë rreth personit, madje ajo boton edhe fotografi. Bëhet fjalë për Resim.K.

Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann pa dashur të përmend as inicialet e këtij personi, patë thënë: “Megjithëse për këtë person deri më tash nuk ka ndonjë të dhënë për ndonjë vepër, por nga pikëpamjet tona na është dukur e nevojshme që ta depërtojmë menjëherë”.

Capture d’écran 2015-12-01 à 07.47.15

Po kush është simpatizanti i rrezikshëm i ISIS?

Fundamenti

Ai quhet Resim. K. dhe vjen nga Prizreni një qytet në jug të Kosovës i cili ka 176 mijë banorë. Gjashtë vjet më parë ai u largua nga shtëpia dhe iku për në Cremona, një qytet i vogël në veri të Italisë, shkruan bild.de përcjell “albinfo.ch”.

Gazeta gjermane shkruan se Resim. K. në rrjetet sociale festonte sulmet terroriste mbi revistën satirike “Cahrlie Hebdo” të cilat ndodhën në janar në Paris ku mbeten të vdekur 11 persona ndërsa deklaronte se të dëshironte të sakrifikohej për “nder të profetit”. Sipas gazetës ai kishte kontakte edhe më imamin kontrovers nga Gjermania Pierre Vogel i njohur për ligjëratat ekstremiste më të cilin edhe është fotografuar.

Këto përkrahje shtynë gjyqësorin italian që të bie në gjurmët e tij. Hetuesit gjeten tek ai dokumente false dhe arme të zjarrit. Mediat italiane si “Il Giornale” kishin raportuar se ai ishte në kontakte për të iu bashkuar edhe ISIS në Siri.

Italianet e depërtuan jashtë shtetit dhe ai udhëtoj në rrugë të fshehta të shteteve të Ballkanit deri sa arriti në Gjermani.

Policia gjermane ra në gjurmët e tij përmes faqes në Facebook dhe pasi e arrestoi e dëboi për në Kosovë.