Hidromorava

Reshjet e dendura shkaktojnë vërshime në Viti, dëmtohen dhjetëra shtëpi – Komuna garanton kompensimin e dëmeve

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Reshjet e rrëmbyeshme të shiut që përfshinë sot territorin e Komunës së Vitisë kanë shkaktuar vërshime të mëdha në disa lokalitete, duke lënë pas dëme të konsiderueshme materiale, veçanërisht në fshatrat Sllatinë e Epërme dhe Sllatinë e Poshtme ka shkruar Arton Musliu.

Si pasojë e përmbytjeve, shumë shtëpi u përfshinë nga uji, ndërsa një objekt banimi u shemb plotësisht. Fatmirësisht, pavarësisht situatës së rëndë, nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima.

Menjëherë pas krijimit të gjendjes emergjente, institucionet komunale mobilizuan të gjitha kapacitetet në terren. Ekipet e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjenca, Njësia e Zjarrfikësve, Policia e Kosovës, si dhe qytetarë vullnetarë, u angazhuan për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura, duke punuar për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e pasojave të vërshimeve.

FIDANISHTJA

Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se do të realizohet vlerësimi i plotë i dëmeve të shkaktuara, ndërsa kanë garantuar se të gjitha dëmet materiale do të kompensohen në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.

Komuna e Vitisë u ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të tregojnë kujdes dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse deri në normalizimin e plotë të situatës në zonat e prekura./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.