UBT

Reshjet bllokuan disa rrugë në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Reshjet e shumta të shiut kanë bërë të pakalueshme rrugën Hajnoc –Strezoc ku për disa orë kanë mbetur të bllokuara pas shembjes së dheut. Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit është aktivizuar menjëherë me njësitin e zjarrfikësve, stafin e saj dhe lopatën ngarkuese për të liruar rrugët e bllokuara.

Nënkryetari i komunës Fatmir Matoshi tha për rajonipress se përveç kësaj rruge ka informacione për bllokim të disa rrugëve lokale edhe në lokalitete të tjera të Kamenicës. “Rruga për fshatin Meshinë është e bllokuar ndërsa ka informata se është bllokuar edhe një rrugë lokale në Tugjec. Komuna e ka bërë të kalueshme rrugën për Strezoc, por ftohen vozitësit që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes për shkak të mundësisë së shembjes së dheut në vende të caktuara.”

Eco Higjiena

Drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka thënë se komuna është marrë me lirimin për qarkullim të rrugës regjionale për Strezoc për shkak se kompania që e mirëmban këtë rrugë nuk ka arritur ta liroj atë./rajonipress/