Uji Dea

Reshje bore, temperatura të ulëta dhe ngrica na presin në ditët e para të muajit shkurt

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Me reshje bore, temperatura te ftohta dhe me ngrica pritet të fillojë edhe muaji shkurt në Kosovë. Sipas Prishtina Weather, ditën e martë reshjet e borës mund të jenë më intensive.

“Ftohtë dhe me reshje bore në ditët e para të shkurtit. Ditën e martë vende-vende reshjet edhe mund të jenë më intensive”, bënë të ditur Prishtina Weather.

Kurse të mërkuren dhe të enjten pritet të ketë edhe ngrica gjatë orëve të para të mëngjesit. Ky parashikim i Prishtina Weather për motin në Kosovë është parashikuar deri më datën 4 shkurt 2022.

“Mot i ftohtë parashihet edhe të mërkurën e të enjten, me ngrica orëve të mëngjesit. Kohë pas kohe reshje të dobëta bore do të bien të mërkurën mbrëma dhe paraditen e ditës së enjte”, njofton Prishtina Weather

Kurse temperaturat do të vazhdojnë të mbesin të ndryshueshme në ditët e ardhshme, megjithëse me një tendencë të rënies. Minimalet do të luhaten nga -6C e -8C deri në -1C, derisa maksimalet zbresin edhe në 1C nga dita e martë, e të premten me një rritje të lehtë në 3C.

Njoftimi i plotë i Prishtina Weather:

Ftohtë dhe me reshje bore në ditët e para të shkurtit. Ditën e martë vende-vende reshjet edhe mund të jenë më intensive.

30.01.2022 – Pas të reshurave kalimtare të shiut e borës që priten në mbrëmje, dita fundit e janarit fillon me kthjellime, e gjatë ditës dhe mbrëmjes vranësirat shtohen. Vonë në mbrëmje fillojnë edhe reshjet e borës, që vazhdojnë ditën e martë, orëve të mëngjesit vende-vende edhe më intensive, për të vazhduar gjatë ditës në formë të rrebesheve të dobëta.

Mot i ftohtë parashihet edhe të mërkurën e të enjten, me ngrica orëve të mëngjesit. Kohë pas kohe reshje të dobëta bore do të bien të mërkurën mbrëma dhe paraditen e ditës së enjte.

Të premten qielli do të kthjellet, me më shumë diell ditën, e orëve të mëngjesit me ngrica. Në fundjavë do ketë vranësira të ndryshueshme por edhe intervale më të gjata me diell, e nuk përjashtohen mundësi edhe për reshje të dobëta shiu orëve të mëngjesit të së shtunës.

Mobi Casa

Moti më dinamik që po parashihet në ditët vijuese, me erëra dhe me të reshura të borës, do të ndihmoj në shpërndarjen e ndotësve ajror, e indeksi të kaloj edhe në vlera të pranueshme dhe të mira ditën e martë. Vetëm gjatë periudhave të qetësisë ditën e hënë e të mërkurë ndotësit mund të shënojnë rritje të koncentrimeve, që çon indeksin të kalojë edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

31.01 – Kthjellime e ngrica në mëngjes. Ditën vranësirat shtohen, e vonë në mbrëmje fillojnë reshjet e borës.

1.02 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me borë. Orëve të mëngjesit herë herë reshjet mund të jenë pak më intensive. Në mbrëmje kohë pas kohe priten reshje të dobëta bore.

2.02 – Pjesërisht vranët dhe me ngrica në mëngjes. Ditën më shumë vranësira, e vonë në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.

3.02 – Ftohtë, me erë dhe vranësira, e gjatë ditës edhe intervale me diell. Kohë pas kohe priten edhe reshje të dobëta bore.

4.02 – Kryesisht kthjellët e me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi edhe për mjegull.

Temperaturat vazhdojnë të mbesin të ndryshueshme në ditët e ardhshme, megjithëse me një tendencë të rënies. Minimalet do të luhaten nga -6C e -8C deri në -1C, derisa maksimalet zbresin edhe në 1C nga dita e martë, e të premten me një rritje të lehtë në 3C.

Era do të fryjë edhe mesatarisht e fuqishme ditën e martë kryesisht nga krahu verior, 7-14m/s, por edhe ditën e enjte deri në 11m/s.

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale ditën e martë, më pas me tendencë të rritjes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.