Hidromorava

Reshitaj: Propozimet e Haradinajt për huazim të votave, partitë tjera i bëjnë në tavolina me dyer të mbyllura

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj thotë se qytetarët nuk po i besojnë më mendësisë së vjetër politike. Reshitaj në “Debat Plus” thotë se ka ardhur koha që mendësia e vjetër të ndryshohet te të gjitha subjektet politike.

Deputetja e pozitës thotë se besojnë në figurën e Ramush Haradinajt se ai është garantë për siguri në këtë situatë të vështirë për vendin.

“Me Ramushin president do të ketë stabilitet të qëndrueshëm politik. Unë nuk po shoh se ka kritikë ndaj Haradinajt por më shumë një revansh”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Mobi Casa

Reshitaj thotë se AAK ka bashkëpunuar me subjektet politike sa herë që ka qenë në pyetje interesi i vendit.

Duke iu referuar deklaratës së Haradinajt për “huazim” të votave, Reshitaj thotë se Ramushi është transparentë me publikun për dallim nga liderët tjerë.

“Të gjitha ato që i ka thënë Ramush Haradinaj për “huazimin” e votave për president, subjektet tjera i bëjnë në tavolina me dyer të mbyllura. Nuk ka risi këtu…Mos harroni në këtë situatë aspak nuk është privilegj të jesh president”, tha ndër të tjera Albena Reshitaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.