GRANDEMALL

Reshitaj ndjen keqardhje që veproi ndryshe nga AAK për Osmanin: Ramushi më tha “nuk është mirë të ndahesh nga grupi”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Qytetarët nuk e kanë pasur të vështirë të kuptojnë se unë gjithmonë kam pasur rol konstruktiv. Gjithmonë kam thirr në unitet politik. Gjithashtu unë jam e qëndrueshme në situata delikate politike kur është në pyetje interesi i vendit”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Deputetja e AAK-së thotë se edhe brenda strukturave të partisë ka dhënë argumentet pse është dashur të qëndrohet në sallë.

“Jo të gjithë në AAK kanë qenë refuzues. Disa kanë qenë të heshtur e disa kanë kundërshtuar, e më pas është marrë një vendim që të mos shkohet në Kuvend. Më vjen keq që më është dashur të ndahem nga grupi i AAK-së por mendoj se ka qenë vendim i duhur për të qëndruar në sallën e Kuvendit. Por mbi të gjitha ne e kemi obligim kushtetues të qëndrojmë në sallë për një votim aq të rëndësishëm”.

Reshitaj thotë se ende mendon se shansa për president është dashur t’i jepej Ramush Haradinajt për t’u përballë me Vuçiqin.

Deputetja thotë se megjithatë në subjektet politike të Kosovës duhet të ketë reforma të thella pasi sipas saj mentaliteti i votuesve ka ndryshuar.

FIDANISHTJA

“Këto reforma nuk arrihen nëse nuk respektohet mendimi ndryshe, e në disa raste edhe vendimi pak më ndryshe nga partia”.

Reshitaj thotë se nuk është marrë me zërat që kanë thënë se ajo do të përjashtohet nga AAK pasi kishte bërë kuorumin për Osmanin.

Ajo ka zbuluar edhe bisedën me Ramushin pasi kishte vendosur për të shkuar në Kuvend me rastin e seancës për zgjedhjen e Presidentit.

“Në pamundësi për t’u takuar me Haradinajn ditën e seancës, ia kam treguar vendimin dhe ai më ka thënë “nuk është mirë të ndahesh nga grupi””, tregon ndër të tjera Albena Reshitaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.