United Hospital

Reshitaj: Është fat në fatkeqësi që aksidenti ka ndodhur në Kroaci e jo në Kosovë, do të kishim dyfish më shumë viktima

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, njëherësh edhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Infrastrukturë ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të reflektojë e të veproj, pasi që sipas saj Kosova nuk ka funksionalizim të mirëfilltë të sistemit të reagimit emergjent, raporton Gazeta Express.

E ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ajo ka thënë se ka qenë fat në fatkeqësi që tragjedia ka ndodhur në Kroaci e jo në Kosovë, pasi që sipas saj do të kishte dyfish më shumë viktima.

“Ka qenë një fat në fatkeqësi që kjo s’ka ndodhur në Kosovë sepse do të kishim dyfish humbje jete si rezultat i mosaftësisë për të reaguar me kohë. Kjo duhet të trokas në ndërgjegjen e çdo përfaqësuesi të popullit që të veprohet menjëherë. Është nevojë imediate që Ministria e Shëndetësisë të reflektojë dhe të veprojë”, ka thënë ajo.

Mobi Casa

Reshitaj është shprehur që në Kosovë punëtorët shëndetësorë nuk janë të përgatitur për të reaguar në raste të tilla.

Sipas saj, mungon shkollimi i tyre, mungojnë autoambulancat, ekipet mobile e aparaturat për të reaguar me kohë në raste të tilla siç ka bërë shteti kroat.

“Ne nuk kemi funksionalizim të mirëfilltë të sistemit të reagimit emergjent. Mungon shkollimi i personelit. Në situata emergjente ka rëndësi profesionalizimi i personelit shëndetësorë e të arrihet të veprohet në kohë të duhur siç ndodhi në Kroaci. Pastaj mungojnë autoambulancat, ekipet mobile të destinuara për raste specifike, mungojnë aparaturat e nevojshme që duhen që nga momenti kur jemi në kontakt me pacientët e deri te arritja në një qendër të afërt. Ne pak kemi investuar në përgatitje edhe të stafit të mesëm edhe atij më të avancuar”, ka shtuar ajo./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.