Reshat Ramadani në krye të pensionistëve gjilanas
Gjilan – Në Kuvendin e Organizatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Gjilan me shumicë votash kryetar është zgjedhur Reshat Ramadani.
Reshat Ramadani është zgjedhur kryetar i OPIPGJ në Kuvendin e kësaj organizate që është mbajtur të enjten.
Ramadani ka thënë para delegatëve se do të bëjë të pamundurën që pensionistët gjilanas të trajtohen meritueshëm nga institucionet komunale dhe ato qendrore.
Ramadani ka thënë se gjendja e pensionistëve është e rëndë dhe se Qeveria dhe të gjithë mekanizmat tjerë duhet të ndikojnë që kjo kategori njëherë e përgjithmonë të ndihmohet në mënyrë institucionale dhe meritueshëm nga shteti./rajonipress/


