HW

Requiem i kohërave metalike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Bejtush Isufi – A ecim ne kohëve apo kohët ecin mbi ne ? E kisha dëgjuar për herë të parë në bankat e shkollës kur flitej për kohën gurit, kohën e hekurit, dhe kohën e bronzit dhe atë botë më kishin habitur këto emërtime..dhe kisha vazhduar të ngjitem e zbres pllajave të vendlindjes.

Një ditë duke ecur një shtegu me borë e qershi kisha harruar kohët e metalta dhe mësimet nga historia. Ecja këtij shtegu të blert kur më rrëmbeu një fluturë dhe me fali pak qiell të kaltër alpesh që të shuaj etjen e shekujve të ngrirë akullnajave…

…Dhe ende pa u shkrirë bora e qershorit nga rrezet e diellit, veriu ishte sulur kreshtave dhe lugjeve të atdheut. Ujqit dhe barinjtë vraponin pas fatit të tyre, e veriu ngrinte çdo pëllëmbë toke, ndërsa fqinjët tanë poetë mprehnin me thika penat e tyre të përgjakshme…

Që nga kjo ditë kishim shkelur në kohën e thikave dhe secila natë ishte natë e Bartolomeut…

Të gjallët u dërgonin të vdekurve të gjitha lajmet dhe u përbetoheshin në jetët e tyre se do të vdisnin edhe njëqind herë të tjera dhe do të verbonin bebëzat e tyre te syrit për një rreze drite…

UBT

Secili agim i zbardhur ishte ngrysur e secila verë ishte vyshkur duke pritur rrezet e para të diellit…

Duke pritur pranverat e vonuara për afër njëqind vjet, një tjetër kohë e keqe i zuri vendin të parës, koha e lakmisë, pangopsisë…

Këtu prej malit të shenjët vështroj bjeshkët dhe detin dhe u lutem atyre të ma thonë se ku janë ato yje që nuk flenë e na mbrojnë nga mallkimet e vjetra…

…A do të mbyllen një ditë të gjitha plagët, e ne pastaj t`i ruajmë vrragët e tyre si një trofe lufte…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.