UBT

Republika oligarkike, drejt ngërçit të ri

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pamundësia për ta bërë qeverinë nga një koalicion apo parti e vetme, mund të sjellë ngërç të ri politik në Kosovë. Analistët konsiderojnë se edhe në këtë situatë të re, vetëm sa do të vazhdojë avazi i vjetër i pushtetarëve të rinj e të vjetër, me mentalitetin e njëjtë keqqeverisës e të inkriminuar, ku pushteti vihet vetëm në shërbim të politikanëve, të oligarkëve të inkriminuar, militantëve dhe klientelave partiake kriminale, që nuk ka shpresë se do të japin llogari pas këtyre zgjedhjeve për asgjë para qytetarit, politikanët që u pasuruan me miliona e dhjetëra miliona euro në mënyrë të paligjshme.

Pamundësia për ta bërë qeverinë nga një koalicion apo parti e vetme, mund të sjellë ngërç të ri politik në Kosovë.

Analistët konsiderojnë se edhe në këtë situatë të re, vetëm sa do të vazhdojë avazi i vjetër i pushtetarëve të rinj e të vjetër, me mentalitetin e njëjtë keqqeverisës e të inkriminuar, ku pushteti vihet vetëm në shërbim të politikanëve, të oligarkëve të inkriminuar, militantëve dhe klientelave partiake kriminale, që nuk ka shpresë se do të japin llogari pas këtyre zgjedhjeve për asgjë para qytetarit, politikanët që u pasuruan me miliona e dhjetëra miliona euro në mënyrë të paligjshme.

Në Kosovë mund të ndodhë kështu, sepse kemi politikanë që njohin vetëm hilen, mashtrimin, gënjeshtrën, paranë e pistë, e me të tillët shteti nuk do të ecë kurrë përpara!

Analisti politik Florim Zeqa tha se ashtu sikurse pas zgjedhjeve të vitit 2014, edhe kësaj radhe Kosova do të hyjë në krizë të thellë institucionale dhe ngërç politik, për arsye se asnjëri nga blloqet politike nuk do të sigurojë numër të mjaftueshëm të votave për formimin e qeverisë. “Përsëri do të vazhdojë loja e re (vjetër) politike për lidhjen e koalicioneve paszgjedhore për krijimin e qeverisë me mentalitet të njëjtë të kapjes së shtetit, keqqeverisjes, ku pushteti vihet në shërbim të oligarkëve të inkriminuar politikë, militantëve dhe klientelave të tyre kriminale”, ka potencuar ai.

Prapaskenat përcaktojnë qeverisjen

Sipas Zeqës, edhe pas këtyre zgjedhjeve, do të vazhdojë kaosi ligjor në vendin tonë, askush nga politikanët nuk do të japë llogari për pasurim të paligjshëm, për milionat e krijuar përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Kështu të inkriminuarit e politikës do të vazhdojnë të bëjnë gjumë të rehatshëm, pasi dosjet e tyre të pluhurosura do të vazhdojnë të qëndrojnë në sirtarët e drejtësisë së kapur nga politika”, tha analisti Zeqa. “Me politikanë të korruptuar dhe kriminalizuar në majat e pushtetit, nuk do të ketë dënime dhe as konfiskime të pasurisë së kundërligjshme. Në ditët, javët dhe muajt në vazhdim do të kemi rastin të shohim e dëgjojmë për takime të fshehta të liderëve partiakë, të cilat, si edhe më parë do të përfundojnë me hile dhe ndërskamca politike. Se cili nga liderët partiakë do të tregohet më i shkathëti në mashtrimin e elektoratit të vet për t’u bërë pjesë e qeverisë së re (vjetër), do të shihet në ditët në vazhdim, sikurse që do të shihet kush dhe cili liderë partiak do të ngelet i tradhtuar nga tjetri”, është shprehur ai.

Mobi Casa

Sipas tij, asnjëherë vota e qytetarëve nuk e përcakton qeverisjen e vendit, por janë marrëveshjet (pazaret) e natës mes liderëve partiakë, duke kontrabanduar votën e lirë dhe vullnetin e qytetarëve, për të qeverisur kundërligjshëm shtetin në kundërshtim me vullnetin e popullit. “Paqartësia dhe mjegulla politike, do t’ua hapë rrugën kusarëve politikë për pasurim të mëtutjeshëm nga zhvatja e buxhetit të shtetit dhe gllabërimit të pasurive shoqërore”, tha Florim Zeqa.

Ndryshimi pozitiv i largët

Edhe sipas analistit Blerim Burjani, gjasat që të futemi në ngërç të ri politik janë shumë reale. “Mund të ndodhë lehtë që Kosova të gjendet sërish në një ngërç politik. Është e vështirë që këto blloqe ndoshta të bëjnë vetë qeverinë. Këto blloqe mund të prishen lehtë pas rezultatit zgjedhor dhe Kosova mund të përjetojë sërish probleme të ngjashme të ricikluara në trajtë të njëjtë pa kurrfarë dallimi nga viti 2014”, tha Blerim Burjani.

Edhe nëse arrihet tejkalimi i ngërçit, ai thotë se ndryshimi pozitiv për qytetarin nuk ka shpresë se do të ndodhë. “S’do të ketë asnjë ndryshim të vetëm në qeverisje të shtetit, në kuptimin e respektimit të rendit juridik dhe kushtetues , respektimin e parimeve fundamentale të lirisë dhe demokracisë dhe eliminimin e qeverisjes anti-kushtetuese përmes formave jo demokratike dhe me dyshim kriminale të pasurimit pa baze”, tha Burjani. prof. universitar Muhamet Kelmendi, konsideron se çështja e ndërtimit të qeverisë është një ndër detyrat më të rëndësishme e subjektit fitues pas zgjedhjeve dhe duhet të gjendet formula adekuate. “Koalicionet janë caktuar para zgjedhjeve, por edhe është paraparë edhe mundësia e krijimit të koalicioneve të reja të mundshme pas shpalljes së rezultatit zgjedhor. Ka mundësi, po nëse nuk ecë koalicionin i mëparshëm, të krijohen koalicione të reja. Një koalicion i tillë mund të jete PDK-AAK dhe NISMA me AKR-në, e një tjetër koalicion, është i mundshëm edhe PDK dhe LDK. Ka po ashtu mundësi edhe një koalicion tjetër si LDK dhe VV dhe krejt në fund kemi mundësi të krijohet edhe një koalicion AAK-NISMA me VV-në”, është shprehur ai .

Oligarkët mbesin në pushtet

Analisti Skënder Mulliqi është i sigurt që fituesi i këtyre zgjedhjeve nuk ka mundësi që t’i formojnë organet shtetërore pa koalicione të reja paszgjedhore. “Kur po shkruajmë këtë prononcim ende nuk dihet fituesi, por diçka është e sigurt se nuk do të kemi edhe pas këtyre zgjedhjeve organe shtetërore stabile”, tha Mulliqi. Pavarësisht matematikës së re, ai thotë se nuk mundë të kemi qeverisje kredibile, për dallim nga e kaluara. “Oligarkët, të cilët edhe deri më tash i kishin në pushtet, pritet që t’i kemi prapë, dhe sigurisht se nuk do të kemi rezultate pozitive, nuk mund të presim sanim të gjendjes së keqe ekonomike , dhe ekziston skepticizmi i bazuar së nuk do të kemi as rritje të mirëqenies”, tha Skënder Mulliqi. Psikoza për pushtet, tek ish-pushtetet, do të jetë shumë e madhe sipas analistit Gurakuq Kuqi. “Qëndrimi i gjatë në skenën politike, u ka krijuar varshmëri dhe psikozë ndaj pushtetit sa tashmë veten e konsiderojnë të paprekshëm dhe nuk kanë frikë nga asgjë dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Dhe, duke rënë nën psikozën e pushtetit ata nuk ndiejnë nevojë për llogaridhënie para askujt. Kjo mendësi politike nuk pritet të ndryshojë të paktën edhe 30 vjet me ritmin e tanishëm. Sepse politikanët e tanishëm duke qenë plotësisht të paaftë në menaxhimin e shtetit, ata nuk lejojnë njerëz të aftë që të depërtojnë, pasi ndihen të kërcënuar ndaj pozitës së tyre dhe kështu njerëzit më të paaftë sot i kemi të angazhuar nëpër parti politike dhe të punësuar në institucionet shtetërore dhe lokale”, tha Kuqi për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.