KKVITI

Republika në dy gjunjë, të gjitha partitë e mbushën shtetin me farefis e miq

/ 13 minuta lexim
Mobi Casa

Analistët kosovarë shprehen me tone mjaft kritike se si erdhi në këtë derexhe vendi, ku politikanët e inkriminuar gënjejnë,mashtrojnë, vjedhin, punësojnë vetëm familjarët e tyre pa konkurse të rregullta dhe në fund thonë se ata fare nuk kanë ndikuar! Ata e shtrojnë pyetjen se si po e duron populli këtë stërkeqje të vendit, ku politikanët e inkriminuar, bashkë me nëntokën kriminale e kanë kapur shtetin dhe bëjnë çka të duan me shtetin dhe popullin. Analistët alarmojnë se pse Prokuroria nuk heton punësimet nepotike dhe pse askush nuk u dënua për këto punësime.

Qarri: Po thellohet edhe më tepër kapja e shtetit nga nëntoka dhe krimi i organizuar

“Përderisa kryeministri Ramush Haradinaj thotë se ‘direkt nuk ndikon në punësimet e të afërmve dhe partiakëve’, kryeparlamentari dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, përpiqet që ta shfajësojë veten dhe partinë e tij, duke u munduar ta paraqesë të pandikim partinë e tij në kapjen e madhe të shtetit. Siç u bë publike ditët e fundit nga një eksponent i lartë i LDK-së, edhe partia më e madhe opozitare (LDK-ja) nuk ka mbetur e papërfshirë në punësimet familjare gjatë kohës sa ishte në pushtet.

Pra, të gjitha partitë që qeverisën me vendin dhe politikanët, pa dallim, të gjithë u përkujdesën për punësimin e familjarëve të tyre nëpër institucionet publike. Vërtet janë bërë të pafytyrë politikanët e sotëm. Përveçqë po rehatojnë të afërmit e tyre nëpër institucione, po tallen me qytetarët e varfër të Kosovës, duke u thënë ‘rrini, mos e lëshoni Kosovën’”, thotë analisti Florim Zeqa për gazetën “Kosova Sot”

Analistët kosovarë shprehen me tone mjaft kritike se si erdhi në këtë derexhe vendi, ku politikanët e inkriminuar gënjejnë,mashtrojnë, vjedhin, punësojnë vetëm familjarët e tyre pa konkurse të rregullta dhe në fund thonë se ata fare nuk kanë ndikuar! Ata e shtrojnë pyetjen se si po e duron populli këtë stërkeqje të vendit, ku politikanët e inkriminuar, bashkë me nëntokën kriminale e kanë kapur shtetin dhe bëjnë çka të duan me shtetin dhe popullin. Analistët alarmojnë se pse Prokuroria nuk heton punësimet nepotike dhe pse askush nuk u dënua për këto punësime.

Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se si po mundohet si kryeministri Ramush Haradinaj, i cili thotë se direkt nuk ndikon në punësimet e të afërmve dhe partiakëve, ndërkaq tash edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, që përpiqet që ta shfajësojë veten dhe partine e tij dhe përpiqet ta paraqet të pandikim partinë e tij në kapjen e madhe të shtetit. Sipas analistëve, kjo është tentativë për mashtrim monstruoz. Ata thonë se a kanë fytyrë këta politikanë të kriminalizuar të dalin para qytetarëve, pasi rehatojnë të afërmit e tyre nëpër institucione, ndërsa tallen me qytetarët e varfër të Kosovës.

Nga këto veprime abuzive me pushtetin po thellohet kapja e shtetit nga nëntoka dhe krimi i organizuar duke u pozicionuar në çdo pozite publike. Ndërkohë, theksojnë analistët, pavarësisht skandaleve dhe akuzave, po vazhdon maskarada e punësimeve joligjore për të zhvatur paratë e popullit në çdo institucion, përfshirë PTK-në, BQK-në, kompanitë e tjera, si “Pastrimi”, e deri te çdo institucion tjetër në nivel qendror dhe atë komunal,pa dallim. Analistët pyesin se kur do të ndalet kjo maskaradë që po zgjat që 20 vjet, dhe po përkeqësohet çdo vit, ndërsa po e shkatërron Kosovën korrupsioni, krimi i organizuar dhe nepotizimi, gjë të cilën e theksoi tanimë shumë herë edhe ambasadori britanik në Kosovë.

Si po duron ky popull…

Analisti Ragip Guraziu thotë se si s’po turpërohen me gjithë këto të zeza, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli,por po mundohen ta shfajësojnë veten. “Nuk është për t’u çuditur se si erdhi në këtë derexhe vendi, ku ky virus që tani u bë kancer për qytetarët e Kosovës, ku që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, politikanët e inkriminuar gënjejnë, mashtrojnë, vjedhin, punësojnë vetëm familjarët e tyre pa konkurse të rregullta dhe në fund thonë se ata fare “nuk kanë ndikuar”?

Po si po mundet të durojë populli këtë stërkeqje të vendit, ku politikanët e inkriminuar bashkë me nëntokën kriminale e kanë kapur shtetin dhe bëjnë çka të duan me shtetin dhe popullin, derisa Prokuroria nuk heton punësimet nepotike dhe pse askush nuk u dënua për këto punësime?!”, u shpreh ai për “Kosova Sot”. “Si nuk kanë turp, derisa po mundohet si kryeministri Ramush Haradinaj, i cili thotë se direkt nuk ndikon në punësimet e të afërmve dhe partiakëve, ndërkaq tash edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, përpiqet që ta shfajësojë veten dhe partinë e tij dhe përpiqet ta paraqet të pandikim partinë e tij në kapjen e madhe të shtetit.
A mund të jetë kjo tentativë për mashtrim monstruoz deklarimi i tij se kinse situatën nuk e kemi shumë mirë tek emërimet e zyrtarëve për vetë faktin se nuk kemi besim të qytetarëve dhe si rrjedhojë po kemi dhe largim të qytetarëve jashtë vendit?”, ka vlerësuar Guraziu.

Guraziu: Maskarada vazhdon

“Po si kanë fytyrë këta politikanë të kriminalizuar të dalin para qytetarëve? Përveçqë po rehatojnë të afërmit e tyre nëpër institucione, si po tallen ata edhe me qytetarët e varfër të Kosovës? Dhe kështu po thellohet kapja e shtetit nga nëntoka dhe krimi i organizuar, duke u pozicionuar në çdo pozitë publike. Si po vazhdon maskarada e punësimeve joligjore për të zhvatur paratë e popullit në çdo institucion, përfshirë PTK-në, BQK-në, “Pastrimi”, e deri te çdo institucion tjetër në nivel qendror dhe atë komunal, pa dallim, sepse populli thotë; dy gishta fytyrë të bëjnë të pamoralshëm, dhe çdo veprim iu duket njësoj, derisa janë pajtuar kështu?!

Kështu nuk do të ndalet kjo maskaradë që po zgjat që 20 vjet, dhe po përkeqësohet çdo vit, duke shkatërruar Kosovën korrupsioni, krimi i organizuar dhe nepotizimi, gjë të cilën e theksoi tanimë shumë herë edhe ambasadori britanik në Kosove”, u shpreh analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot”.

Qarri: Kapja e madhe kriminale e shtetit

Analisti tjetër Gani Qarri thekson se “bllokimi i drejtësisë nga njerëz të tillë, të cilët janë të thirrur që në emër të shtetit ta zbatojnë atë, bëri që të vijë deri në këtë derexhe vendi, ku politikanët e inkriminuar, të amnistuar nga frika e përgjegjësisë, për veprimet antiligjore, vazhdojnë të gënjejnë, të mashtrojnë, të vjedhin, të punësojnë vetëm familjarët e tyre pa konkurse të rregullta dhe në fund thonë se, ata fare “nuk kanë ndikuar”! “, u shpreh ai. “Përveç vërsuljes për marrjen e meritave për çdo gjë, mafio-politika në vend ka shkuar deri aty, saqë jo vetëm qytetarët, të cilët duket se disi sikur janë “familjarizuar” me të, dhe po e durojnë “stoikisht” këtë stërkeqje të vendit, por politikanët e inkriminuar bashkë me nëntokën kriminale, të cilët e kanë kapur shtetin dhe po bëjnë çka po dëshirojnë me vendin dhe popullin, tanimë nuk po bëjnë përpjekje për t’i fshehur as për t’i mbuluar veprimet e veta antiligjore edhe para përfaqësuesve të ambasadave të shteteve mike dhe institucioneve evropiane”, ka potencuar Qarri.

Mobi Casa

Sipas tij, megjithëse Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit ka hyrë në fuqi vitin e kaluar, mbajtja e paligjshme e pesë vendeve të punës nga vetë kryeprokurori i Shtetit e ka bllokuar tërësisht çdo veprim ligjor të krejt Prokurorisë dhe ia ka lidhur duart gjithë sistemit gjyqësor të Kosovës, ndaj sot dhe nuk ka kush t’i hetojë punësimet nepotike, si dhe nuk është dënuar as vënë në bankën e të akuzuarve askush për këto punësime, të cilat tanimë po vlojnë në vend.“Për aq më keq, janë tepër ironike sidomos përpjekjet e kryeministri Ramush Haradinaj, i cili thotë se kinse nuk ndikon direkt ne punësimet e të afërmve dhe partiakëve, ashtu edhe lajkat e kreut aktual të PDK-së, Kadri Veseli, që ta shfajësojë veten dhe ta paraqesë si të pandikim edhe partinë e tij në kapjen e madhe dhe të gjithanshme të shtetit nga ata”, ka vlerësuar Qarri.

“Tentativa për mashtrim monstruoz me deklarimin e tij se kinse situatën nuk e kemi shumë mirë tek emërimet e zyrtarëve për vetë faktin se nuk kemi besim të qytetarëve dhe si rrjedhojë po kemi dhe largim të qytetarëve jashtë vendit, jo vetëm se bëhet për t’u qitur hi syve, mu këtyre qytetarëve, por edhe në pyetjen e ambasadorit britanik Ruairi O`Conell, drejtuar pikërisht Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt, në të njëjtin eveniment, se çfarë mesazhi u përçoni ju qytetarëve me veprimet e juve, mbeti nga ata, pa asnjë përgjigje.

Ndaj, vërtet është plotësisht e pakuptueshme, për të mos thënë edhe totalisht tragjikomike, se si ende kanë fytyrë këta politikanë të kriminalizuar, që pa asnjë fije turpi të dalin para qytetarëve të vendit, të cilët, përveçqë po rehatojnë të afërmit e vet nëpër institucione, po tallen pareshtur edhe me popullin e varfër të Kosovës.

Në këtë mënyrë, po thellohet edhe më tepër kapja e shtetit nga nëntoka dhe krimi i organizuar duke pozicionuar, njerëzit e njëjtë në çdo pozitë publike dhe duke vazhduar aventura e punësimeve joligjore për të zhvatur sa më shumë para të popullit në çdo institucion, përfshirë PTK-në, BQK-në, “Pastrimi”, e deri te secili ent tjetër shtetëror e publik, në nivel qendror dhe atë komunal, pa asnjë dallim.

Maskarada që po zgjat tash e 20 vjet me radhë, e cila po përkeqësohet çdo vit e më tepër dhe po e shkatërron tërësisht edhe shtetin e Kosovës me korrupsion, krim të organizuar dhe nepotizëm, gjë të cilën tanimë shumë herë e ka vënë në spikamë edhe vetë ambasadori britanik, është momenti i fundit që të ndalet, në mënyrë që, siç e thotë edhe Ruari O`Conell, Kosova të mos e humbasë edhe mbështetjen ndërkombëtare”, tha Gani Qarri për “Kosova Sot”.

Zeqa: Degradimi i skajshëm i shtetit

Analisti Florim Zeqa tha për “Kosova Sot” se politikanët e papërgjegjshëm, të korruptuar dhe tejinkriminuar, përveçse e kanë degraduar shtetin, po gënjejnë e mashtrojnë qytetarët, po vjedhin e plaçkitin buxhetin e shtetit,…kanë uzurpuar institucionet e shtetit duke punësuar vetëm familjarët e tyre pa konkurse të rregullta dhe në fund thonë se ata fare “nuk kanë ndikuar” në punësimin e tyre! “Politikanët e inkriminuar, në bashkëpunim me nëntokën kriminale, e kanë kapur shtetin dhe bëjnë çka të duan me shtetin dhe popullin, ndërsa populli sikur është dorëzuar (pajtuar) me stërkeqjen e vendit.

Liderët shtetërorë e partiakë po mundohen të arsyetohen për mosndikimin e tyre në punësimet nepotike. Përderisa kryeministri Ramush Haradinaj thotë se direkt nuk ndikon në punësimet e të afërmve dhe partiakëve, kryeparlamentari dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, përpiqet që ta shfajësojë veten dhe partinë e tij, duke u munduar ta paraqesë të pandikim partinë e tij në kapjen e madhe të shtetit. Siç u bë publike ditëve të fundit nga një eksponent i lartë i LDK-së, edhe partia më e madhe opozitare (LDK-ja) nuk ka mbetur e papërfshirë në punësimet familjare gjatë kohës sa ishte në pushtet”, u shpreh ai. “Pra, të gjitha partitë që qeverisen me vendin dhe politikanët, pa dallim, të gjithë u përkujdesën për punësimin e familjarëve të tyre nëpër institucionet publike.

Vërtet janë bërë të pafytyrë politikanët e sotëm. Përveçqë po rehatojnë të afërmit e tyre nëpër institucione, po tallen me qytetarët e varfër të Kosovës, duke u thënë ‘rrini, mos e lëshoni Kosovën’”, ka potencuar Zeqa. Sipas tij, si rrjedhojë e thellimit të kapjes së shtetit nga nëntoka dhe krimi i organizuar, ditëve të fundit është vërejtur një fluks në rritje i largimit të qytetarëve nga vendi.

Aliu: Me diploma në xhep e braktisin Kosovën

“Të rinjtë me fakultete të mbaruara, nëse nuk pranojnë të bëhen pjesë e partive në pushtet, rrezikojnë të dalin në pension pa punuar fare ose të ikin sa më parë nga ky vend, zgjidhje të tretë nuk ka.

Politikanët e inkriminuar, në bashkëpunim me nëntokën kriminale, e kanë kapur shtetin dhe bëjnë çka të duan me shtetin dhe popullin, ndërsa populli sikur është dorëzuar (pajtuar) me stërkeqjen e vendit.

Prokuroria nuk heton punësimet nepotike, për shkak se edhe vetë është produkt i kësaj klase politike të inkriminuar, pushtet dhe opozitë.

Fundi i maskaradave politike dhe loja e politikanëve me ndjenjat e popullatës së varfër do të marrin fund vetëm me largimin e tërësishëm të kësaj klase politike. Nëse mbetët edhe vetëm një politikanë i inkriminuar, do ta dekontaminojë përsëri skenën e re politike”, tha për “Kosova Sot” analisti Bislim Aliu.

(Kosova Sot)