Eko Higjiena

Republika e Krimit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sistemi i drejtësisë, i kapur nga mafio-politika. Pa ndryshimin e pushtetit, nuk ka dekriminalizim të shtetit

“Me këtë Qeveri është thjesht e pamundur të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni. Duhet hequr këtë pushtet kriminal, për të luftuar krimin e korrupsionin e “jakave të bardha” si dhe atë përbrenda sistemit të drejtësisë”, cilëson deputetja Haxhiu

Uji Dea

Shteti ynë po ballafaqohet me shumë sfida dhe probleme në sferën e sundimit të ligjit. Gjatë viteve të pasluftës, shpërthyen plot skandale që mbetën pa u ndëshkuar, e shpesh edhe pa tërhequr sa duhet vëmendjen e publikut, sepse varë- sisht nga interesat e caktuara grupore edhe drejtësia di të ndërrojë kahe, edhe pse kjo është larg të qenit drejtësi e mirëfilltë në praktikë.

Nga ekspertë, politikanë, ndërkombëtarë, u kritikua se ka krim galopant brenda vetë gjyqësorit, dhe kjo bëri që qytetarët të mos besojnë më që drejtësia në vendin e tyre do të punojë për të mirën e përgjithshme dhe pa anime politike. Drejtësia në vend që të thotë fjalën e saj në bazë të provave dhe ligjit, shpesh po bëhet vetëm një mjet më shumë në realizimin e disa kauzave apo interesave të atyre që kanë në dorë këtë sistem, thuhet në disa raporte serioze të organizatave ndërkombëtare. Një gjyqësor i politizuar, është pengesë për realizimin e shtetit të së drejtës, favorizon politikanët në pushtet dhe grupet e tyre të interesit, ndërsa ndëshkon pa të drejtë njerëzit e thjeshtë./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.