Eko Higjiena

Reportazhi për shqiptaren e përdhunuar merr çmimin e parë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Artikulli i gazetares Rafaela Roth të portalit “Watson” mban titullin “Luana – si u detyrua të martohej në Kosovë dhe ta merrte me vete në Zvicër dhunuesin e saj”.

Reportazhi mbi Luanën, vajzën shqiptare nga Zvicra, të martuar me detyrim, është shpërblyer me çmimin e parë nga fondacioni i “Medienpreis Aargau/Solothurn”. Reportazhi qe botuar vitin e kaluar në portalin e njohur “Watson” ndërsa autore e tij është gazetarja e këtij portali, Rafaela Roth.

Çmimi i cili ka “peshën” në para prej 3000 frangash, i është ndarë gazetares në fjalë në mbrëmjen e të hënës në teatrin e qytetit në Olten, shkruan watson.ch.

Reportazhi i shpërblyer mban titullin “Luana – si u detyrua të martohej në Kosovë dhe ta merrte me vete në Zvicër dhunuesin e saj”. Ai bën fjalë për rrëfimin e një kosovareje të re e cila në Zvicër detyrohet të ndahet nga bashkëshorti i saj për të shmangur kështu dhunën, zhveshjen nga të drejtat dhe abuzimin seksual, përcjell albinfo.ch. Kjo ndarje e ka sjellë atë jo vetëm para problemeve juridike por edhe në konflikt me konceptin e nderit dhe me rolet e gjinive në kulturën e vendit të saj të prejardhjes.

UBT

Gjykata e Qarkut në Lenzburg (Kanto i Aargau) e ka shpallur fajtor burrin e Luanës për përdhunim të shumëfishtë seksual por Gjykata e Lartë e Aargaut më vonë e ka hedhur poshtë këtë vendim, duke u mbështetur në parimin “in dubio pro reo” (Në rast dyshimi, pro të akuzuarit).

Vendimin e jurisë e ka arsyetuar Lukas Mäder, anëtar nga radio SRF, përgjegjës për kategorinë online. Ai ka thënë se Roth “me të gjitha mjetet e saj hulumtuese dhe stilistike ia ka bërë publikut të gjerë të Zvicrës fatin tragjik të një të reje kosovare në mes të shoqërisë zvicerane. Me këtë, Roth i ka dhënë një zë jo vetëm Luanës por edhe të gjitha grave tjera që jetojnë në fushën e tensionit në mes të kulturave të vendeve të prejardhjes dhe botës moderne.

Reportazhi i shpërblyer është botuar edhe nga albinfo.ch, i përkthyer në gjuhën shqipe, menjëherë pas publikimit të tij në origjinal, në portalin Watson.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.