Fundamenti

Replikat ndaj deklaratës së Blinken, deputeti i LDK-së: Zoti na ruajt, këta nuk dinë çfarë bëjnë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se pushtetarët në Kosovës nuk dinë çfarë bëjnë, duke shtuar se ata në sinkron po replikojnë me sekretarin amerikan Antony Blinken.

Ai ka shtuar se ushtarët amerikan janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke e siguruar paqen.

“Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet.

Mobi Casa

Ndërsa, pushtetarët e Kosovës në sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri. Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe LDK pëmes një komunikate ka thënë se sulmet e bandave kriminale të drejtuara ndaj Policisë së Kosovës, gazetarëve raportues e ushtarëve paqeruajtës të KFOR-it tregojnë qartazi tendencat destabilizuese të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, institucioneve tona e vet trupave të NATO-s me mision në Kosovë. /Telegrafi/