Reparti i pediatrisë model i profesionalizmit dhe shembull i bashkëpunimit
Gjilan – Reparti i Pediatrisë në Gjilan po shihet si një model i profesionalizmit dhe një shembull i bashkëpunimit ndër kolegial. Sadik Rashiti shef i këtij reparti thotë për rajonipress se vetëm gjatë vitit 2014 janë trajtuar mbi 10 mijë fëmijë, derisa vetëm një fëmijë ka vdekur. Janë shtatë pediatër profesionist dhe 15 motra që kujdesen maksimalisht për shëndetin e fëmijëve të Anamoravës dhe të Kosovës Lindore shprehet Rashiti.
Gjatë vitit 2014 në repartin e Pediatrisë janë trajtuar mbi 10 mijë fëmijë, derisa vetëm në repartin e pediatrisë janë trajtuar e mbikëqyrur mbi 1600 sosh. Vetëm një fëmijë ka vdekur gjatë vitit 2014. Kështu thotë Sadik Rashiti shef i repartit të pediatrisë, raporton rajonipress.
Rashiti tha për rajonipress se reparti i pediatrisë po shihet si një model i mirë i profesionalizmit dhe shembull i bashkëpunimit ndër kolegial. “Janë shtatë pediatër profesionist dhe 15 motra që kujdesen për shëndetin e fëmijëve të Anamoravë dhe të Kosovës Lindore. Vetëm 26 fëmijë që kanë qenë raste të rënda që i kemi orientuar në QKUK sepse të gjitha rastet tjera i kemi kryer në repartin tonë” shprehet Rashiti
Rashiti thotë se objekti i pediatrisë i plotëson të gjitha kushtet pasiqë është ndërtuar i ri dhe ka një infrastrukturë moderne. “Aktualisht i kemi 30 shtretër të kujdesit intensiv kurse na mungojnë ultrazëri për Echo të zemrës dhe aparaturën tjetër përcjellëse”.
Rashiti tha se tani reparti i pediatrisë ka rënë në binar për shkak se këtu nuk bëhet më politikë. “Nga dita e parë e ardhjes sime në krye të reparti u kamë thënë kolegëve se këtu duhet të ketë punë cilësore e profesionale. Mua më intereson avancimi profesional i kolegëve qoftë përmes trajnimeve apo vizitave studimore jashtë vendit. Para disa ditëve e kishim një vizitë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë e cila ishte për vizitë në repartin tonë dhe ka dhënë vlerësime e rekomandime pozitive për repartin, kuptohet me disa sugjerime që jemi zotuar se do t`i përmirësojmë”.
Rashiti thotë se me ardhjen në krye të spitalit të drejtorit Abdylatif Latifi gjërat kanë ndryshuar radikalisht për të mirë. “Më herët ka pasur raporte të tendosura mes kolegëve dhe s`ka pasur respektim të hierarkisë. Tani gjithçka shkon normalisht sepse e respektojmë secili punën e njëri tjetrit”.
Rashiti ndërkaq thotë se nuk ka nevojë për asnjë shqetësim sa i përket ndonjë gripi apo virusi tek fëmijët. “Tani me ardhjen e festave të fundvitit dhe me ardhjen e mërgimtarëve kemi një fluks të vizitave, por ne si repart jemi të përgatitur për të përballuar këtë situatë, andaj s`ka asnjë arsye për frikë apo panik”./rajonipress/


