UBT

Reparti i pediatrisë demanton këshilltarin komunal, lëshime ka gjithkund, por reparti është stabil

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Jemi thellë të prekur me konstatimin e këshilltarit komunal dr. Xhevat Demirit në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Nuk jemi në dijeni se për çka e ka hapur një temë për repartin tone kur ai deri dje ka qen i angazhuar në repartin e pediatrisë në kujdestari për disa vite rresht dhe e din mirë se si kryhen punët në repartin tonë. Prandaj puna jonë është argumentuar me suksese të vazhdueshme dhe për ketë flasin sukseset e shumta në trajtimin e fëmijëve në këtë repart, ku vetëm në vitin që e lamë pas janë trajtuar mbi 13 mijë fëmijë qoftë ambulantor apo mbi 1500 fëmijë janë trajtuar të hospitalizur dhe të gjithë të trajtuar në mënyrë shumë profesionale, asnjë eksitus dhe vetëm 22 transfere në QKUK- Prishtinë. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe si kolegjium profesional mundë të themi se krenohemi me punën tonë profesionale që e bëjmë 24 h pandërprerë, ashtu edhe stafi tjetër është në nivelin më të mirë të mundshëm profesional, pra infermieret të cilat janë çdo moment afër fëmijëve tanë thuhet në reagimin e repartit të Pediatrisë.

Tutje thuhet se marrëdhëniet ndër kolegale janë të shkëlqyera përveç një koleges e cila është rast i njohur për qytetarët e Gjilanit spitalin e përgjithshëm dhe rajonin në përgjithësi me sjelljet e saj jo humane dhe jo profesionale e kolegiale që aktiviteti i saj destruktiv dhe toksik është qe afër dy dekada fatkeqësisht!

Por ne i kemi njoftuar të gjitha organet relevante vendimmarrëse për çka rastet janë në procedura të vazhdueshme dhe presim vendimmarrje të drejt e veprimeve të kryera. Repartin për çdo ditë e vizitojnë mbi 50-80 pacient të cilët marrin shërbime mjekësorë konform statusit të tyre shëndetësor. Niveli menagjerial i spitalit është në nivel të lartë profesional dhe menaxhues në krye me drejtorin e spitalit të përgjithshëm dr. Nisret Hajrullahu i cili ka bërë ndryshime të mëdha në çdo aspekt . Për raportet ndër kolegiale dhe stafin tjetër janë dëshmitë e pacienteve / fëmijëve tanë të cilët dalin pas kurimit gjithmonë të buzëqeshur. I keni edhe dëshmitë kur të doni dhe kënd ta takoni mundeni me marr prononcimin e tyre prindor.

RCCOLA

Deklaratat e mjekëve specialist në Pediatri
Dr. Sali Llapashtica shprehet se pacientët marrin shërbime spitalore kualitative sipas standardeve bashkëkohore
Dr. Ramadan Rapuca thekson se trajtimi i fëmijëve në repartin e pediatrisë është më bashkëkohor dhe konform protokolleve të OBSH
Dr. Shefqet Murtezi gjithashtu shprehet se puna në repart është shumë profesionale dhe fëmijët tanë trajtohen si në çdo qendër me të sofistikuar nivel vendi e më gjer.
Dr. Havushe Mehmeti e ndan mendimin me koleget dhe thekson se puna e jonë është një argument real ngase kemi dëshmi reale për profesionalizmin tonë në raport me pacientin
Kryeinfermierja e repartit Hatixhe Pireva pohon se stafi infermieror është shumë profesional dhe punët në repartin tonë kryhen më mirë se në çdo repart tjetër si brenda spitalit po edhe jashtë në qendrat tjera spitalore.

Për fund dr. Sadik Rashiti shprehet se planifikimi për ketë vit është që të rritet cilësia e punës në përputhshmëri të plotë me protokollet më bashkëkohore të dala nga OBSH dhe MSH e cila në krye me ministrin e shëndetësisë Uran Ismalji ka qen vazhdimisht prezentë përmes drejtorit edhe në Repartin tonë. Edukimi i vazhdueshëm profesional është gjithmonë synim i yni tha Rashiti./rajonipress/