Hidromorava

Rënie e temperaturave – sot reshje shiu e bore

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se java e dytë e janarit do të shoqërohet me mot të ftohët dhe me reshje shiu e bore.

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shndërrohen në borë.

Gjithashtu shënohen edhe rënie të ndjeshme të temperaturave.

Hidromorava

“Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius”, njofton IHMK.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.

IHMK ka theksuar se temperatura dimërore parashihen në mesin e muajit shkurt dhe dekada e parë e muajit mars, ku gjithashtu parashihet me temperatura tipike dimërore. /Telegrafi/