Fundamenti

Rënie e papritur e shkurorëzimeve në Zvicër

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjatë vitit 2011 në Zvicër janë shkurorëzuar 8083 çifte. Ndërsa vetëm një vit më parë plot 11462

Pas një trendi që ka zgjatur disa vite, të rritjes së numrit të shkurorëzimeve, në Zvicër befasisht, vitin e kaluar është shënuar një rënie e përnjëhershme, prej 29.5% e këtij numri. Me këtë, shkalla e shkurorëzimeve është kthyer në vendin ku ishte 10 vite më parë. Fjala është për martesat ku të dy partnerët janë zviceranë.

Ekspertët nuk kanë ende përgjigje për këtë kthesë.

Gazeta “Sonntag” ka publikuar sot të dhënat më të reja të Entit Federal për Statistikë, se gjatë vitit 2011 në Zvicër janë shkurorëzuar 8083 çifte. Ndërsa vetëm një vit më parë, në vitin 2010 ishin regjistruar plot 11462 shkurorëzime.

ARKATANA

Ndërkohë, statistikat e vitit 2011 tregojnë se te martesat ku njëri partner është i huaj, rënia e shkurorëzimeve është më e vogël, gjegjësisht 8%.

Të befasuar me rënien e papritur dhe kaq domethënëse të numrit të shkurorëzimeve, ekspertët vetëm mund të spekulojnë për shkakun. Një zëdhënëse e Entit të Statistikave ka thënë për gazetën se “shanset e këqija ekonomike mund të jenë një arsye”.

Këto të dhëna të reja do të ndikojnë në rënien e “kufirit magjik” që ka qëndruar i paprekur për disa vite, 50 për qind, i shkallës së shkurorëzimeve në Zvicër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.