Fundamenti

Rënia e rasteve kriminale meritë e qytetarëve në Kamenicë dhe Anamoravë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Më gëzon fakti që kemi rënie të rasteve kriminale kjo është meritë e qytetarëve sepse është krijuar besim në institucione dhe falë bashkëpunimit tonë po krijojmë ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët ka thënë Begzad Sinani.

Të premten është prezantuar raporti vjetor i Policisë së Kosovës në stacionin policor në Kamenicë për vitin 2015.

Në këtë takim prezantuan Kryetari i Komunës z.Begzad Sinani, Komandantja e Policisë për Regjion të Gjilanit znj.Elmina Mahmuti, Kryetari i Gjykatës në Kamenicë z.Zjadin Spahiu dhe komandanti i Policisë në Kamenicë z.Nazif Hajrizi me stafin e policisë të stacionit.

Kryetari Sinani përgëzoi Policinë për punën e tyre. “Më gëzon fakti që kemi rënie të rasteve kriminale kjo është meritë e qytetarëve sepse është krijuar besim në institucione dhe falë bashkëpunimit tonë po krijojmë ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët, duhet të marrim masa për ndërprerjen e seperacioneve në Lajçiç dhe Desivojcë, dhe të shtohet bashkëpunimi me institucionet arsimore me mbajtjen e ligjëratave edukative dhe parandaluese për fëmijët tanë sepse kanë një moshë të ndejshme dhe duhet patur kujdes në edukimin dhe largimin nga dukuritë negative”.

UBT

Komandanti Nazif Hajrizi para të pranishmëve prezantoi punën njëvjeçare për vitin 2015 për numrin e veprave të kryera ai theksoi se nuk kemi raste të vrasjeve dhe veprave penale të rënda, kemi bashkëpunim shumë të mirë me institucionet komunale dhe gjykatën por si pengesë kemi mungesën e veturave besoj që së bashku në vitin 2016 të plotësohet kjo kërkesë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.

Kryetari i gjykatës Zjadin Spahiu tha se bashkëpunimi me policinë është i mirë, paraqiti rastet e zgjidhjeve të lëndeve ë gjykatë numri më i madh i tyre është vepra penale të vjedhjeve, aksidente dhe kundërvajtje.

Komandantja Rajonale Elmina Mahmuti tha se ju uroj për punën tuaj, e dimë problemin e veturave besoj se do ta bëjmë zgjidhjen, ju rekomandoj që të organizoheni dhe të koordinoni punën në terren në bazë të raporteve nga gjykatat kemi zvogëlim të rasteve kriminale në Anamoravë ka thënë Mahmuti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.