United Hospital

Rënia e nivelit të rritjes ekonomike për vitin 2022 detyron Qeverinë të rishikojë planifikimet e bëra

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se përkundër që aktiviteti ekonomik ka tejkaluar pritshmëritë me një rritje rekorde, për këtë vit janë të detyruar që të rishikojnë planifikimet.

Kjo për shkak të lëvizjes së çmimeve në tregjet globale dhe ndikimit nga lufta në Ukrainë.

United Hospital

“Si rezultat i tronditjeve në zinxhirin e furnizimit në tregjet globale dhe pasojave të luftës në Ukrainë, ekonomia e Kosovës pritet të ketë një rritje më të moderuar në vitin 2022, andaj edhe vlerësimet e Ministrisë së Financave janë rishikuar krahasuar me ato fillestare për këtë vit. Nga parashikimet presim që rritja reale e vitit 2022 të arrijë 5.7 %, nxitur kryesisht nga eksporti neto dhe investimet, kurse rritja nominale përsëri do të jetë dyshifrore, megjithatë janë presionet inflacionare që ndikojnë që rritja reale kësaj radhe të jetë me e ulët”, ka thënë Murati në mbledhjen e Qeverisë.

Në bazë të të dhënave deri në muajin prill, Murati tha se të hyrat buxhetore kanë vazhduar të shënojnë rritje krahasuar me vitin paraprak, pra 21% më shumë. Si rezultat i rritjes ekonomike dhe informalitetit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.