GRANDEMALL

Rënia e flokëve, djersitja dhe lodhja ndërlidhen me mungesën e vitaminës D

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vitamina D kryesisht fitohet përmes ushqimeve të caktuara, suplementeve dhe ekspozimit adekuat në diell

Ndonëse hulumtimet e shumta e kanë ndërlidhur ekspozimin në diell me kancerin e lëkurës, shumë nga ne kujdesemi për lëkurën duke e mbrojtur nga rrezet e diellit.

Problemi është se kështu trupi jonë përfundon me mungesë esenciale të vitaminës D dhe kjo mungesë ndikon në shëndetin tonë në shumë mënyra.

Amy Morris nga ‘Water for Health’ tregon për simptomat të cilat na shfaqen kur kemi mungesë të kësaj vitamine.

Në rrezik të mungesës së vitaminës D janë të moshuarit dhe njerëzit që kalojnë pjesën më të madhe të kohës në shtëpi, gratë shtatzëna ose në gji, si dhe personat që mbulojnë lëkurën dhe ata që ushqehen keq, , transmeton Telegrafi.

Rënia e flokëve

Rënia e flokëve shpeshherë i atribuohet stresit, sipas Amyt, e që shpeshherë është shkaktari kryesor. Por kur rënia e flokëve është e shpeshtë, rekomandohet të kontrolloheni se mos kjo po ndodhë për shkak të mungesës së nutrientëve.

Mobi Casa

Vitamina D është ndër nutrientët më të rëndësishëm që kërkohet për funksionin e trupit.

Sipas ekspertes, mungesa e kësaj vitamine nuk përjashtohet si mundësi për rënien e flokëve.

Lodhja e pashpjegueshme

Lodhja shpeshherë ka shumë shkaktarë, por vitamina D është ndër më kryesorët.

Individët e diagnostikuar me mungesë të vitaminës D deklarojnë se kanë pak energji dhe lodhje të muskujve, ndërsa konsumimi afatgjatë i vitaminës D është dëshmuar se i përmirëson këto simptoma.

Djersitja e tepërt

Djersitja kronike, në veçanti në ballë, është indikator i njohur se trupi juaj ka mungesë të vitaminës D. Zonat më të zakonshme ku shfaqet janë koka dhe qafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.