GRANDEMALL

Rënia e çmimit të naftës, Berjani: Është rritur prodhimi dhe kjo ka reflektuar edhe tek ne

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ditëve të fundit është vërejtur një rënie e lehtë e çmimit të naftës.Kryetari i Shoqatës të Naftarëve, Fadil Berjani ka thënë se arsyeja e rënies së çmimit është rritja e prodhimit nga organizata prodhuese OPEC.“Në bursë kanë rënë çmimet dhe ka reflektuar edhe tek ne në Kosovë.

Ndikim në rënien e çmimit ka edhe organizata prodhuese OPEC, që e ka shtuar prodhimin. Kur ka prodhim të rritur kemi rënie të çmimit dhe kjo është duke reflektuar edhe tek ne në Kosovë”, u shpreh ai.

FIDANISHTJA

Aktualisht një litër naftë, sipas tij, është duke u shitur me çmim rreth 1 euro e 62 centë.Berjani theksoi se kosovarët janë duke u shërbyer me çmimet më të ulëta në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut.“Tash nuk kemi çmim të imponuar apo çmim tavan, Kosova është treg i hapur dhe shteti më i vogël në botë, me më së shumti pika karburanti. Është një konkurrencë dhe garë e madhe për çmim. Oferta dhe kërkesa e krijon çmimin. Çmimet janë në rënie e sipër, qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet më të ulëta në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila e ka akcizën e dizelit më të ulët se ne, për 22 cent. Lus qytetarët tanë që kur të shërbehen me derivate, të kërkojnë edhe kuponin fiskal”, tha Berjani për Klankosova.tv.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.