ARKATANA

Reni i shpisë moçme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Poezi nga Sabit Rrustemi

Reni i shpisë moçme nuk ka qenë i shkruem
po kejt e kanë ditë
edhe e kanë majtë

E lemja e dillit s’bajke me t’gjetë n’shtrat

Ma i madhi
me gujën krah’ve
e çilke kapinxhikin aty n’skej dyerve t’aborrit
kah Lisat e M’dhaj shprishej

Sytë i flladitke me t’lemen e dillit
tej Dardhës Egër
per m’i pa ma mirë
qysh hapareshenin bardhoshat e Sharrit
tuj marrë erë
e tuj u kërleshë Udhës Drumit
a Udhës kah Roga e Sherrave
a kahdo qi nata kish lanë sheja pa e paa

Aty te Roga përmi Arë t’Gegës
u nalke pak e kollitej
sa me ju kallzue t’bijve t’Kurt Rexhës
se gjallë jemi edhe na k’nej
e me emën t’Zotit
nji ditë t’re p’e nismi

Tevona kadalë kthehej te ai Gur i bardhë
kutinë e duhanit e nxirrke pej xhepit
nji (duhan) kaçak t’fortë e dredhke
për pikë t’qefit
dej’sa dikush pej grave ta pastronte odën

Kaçakin e dytë e digjke me kafen e parë
per m’u kthjellë ma mirë
cilën udhë s’pari me rreh
a n’cilin mledhim me shkue
a cila punë hala ka metë pa e drejtue

Kaftjalli qysh mujke u kapërcejke
me njerzit e shpisë
me naj përshesh tamli
a me naj copë buke e gjathi

ARKATANA

Dreka vijke qysh i ka hije
n’sofër

Te e vogla hanin f’mijtë
burrave ju binte hise sofra e madhe
grate n’sofrën e shpisë
qi kish nis me u plasaritë

Kur kish mysafirtë n’odë
tjetër ren kish kaftjalli
tjetër dreka
e tjeter darka

Na t’vogjlit u g’zojshmi ma s’shumti
se i bajshmi kalanicat
a tepsitë pej odës e n’shpi
e i l’pijshmi buzët
besa edhe gishtat shpesh

Kur qillojshmi vetëm
darka na bajke truç te tan’ve
e na t’fillojke për nesër
secili sipas takatit t’vet
e dijke n’pramje kah ka me shkue
e shka ka me ba

Ankimet u bajshin n’heshtje
e s’i ngojke kush
anise muret edhe at’herë thojshin qi kanë veshë

Ndonji fshamje a dredhje e kresë
apo prishje fytyre
s’qonte peshë

Shpia e Moçme e kish nifarë reni t’pashkruem
dikush duhej m’i da puntë
e dikush me ju grahë pun’ve
se n’ryshe s’ruhej f’tyra e saj

( 27 qershor 2024 )

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.