Uji Dea

Rene Rexhepi vizitoi Tiranën për 28 nëntor

/ 1 minutë lexim

Kuzhinieri më i mirë në botë, Rene Rexhepi, për herë të parë ka vizituar kryeqytetin shqiptar, Tiranën.

Shqiptari nga Maqedonia, i cili është lindur dhe jeton në Kopenhagë të Danimarkës, është zgjedhur si kuzhinieri më i mirë në botë për dy vite radhazi me restorantin e tij Noma.

UBT

Rene vizitoi Tiranën në një ditë të veçantë, 100 vjetorin e pavarësisë, pasi nga babai i tij kishte dëgjuar shumë gjëra për Shqipërinë dhe për lidhjen e tyre me këtë vend.

Rene është kthyer menjëherë në Danimarkë për të vazhduar punën e tij. /Telegrafi/