Eko Higjiena

Rene Rexhepi për mediat amerikane: “Kam gjak shqiptari”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

I intervistuar për gazetën amerikane “USA Today”, shefi i famshëm i kuzhinës, pronar i restorantit Noma në Kopenhagë, tashmë i njohur në gjithë botën, Rëne Rexhepi (René Redzepi) ka treguar për rrënjët e tij shqiptare.

I pyetur se cili nga shumë vendet e botës që ka vizituar tashmë që është bërë i njohur i ka lënë më shumë përshtypje, ai ka thënë menjëherë: “Shqipëria. Më ftuan sepse kam gjak shqiptari. Është një vend shpartallues. Një nga vijat e pakta bregdetare ende të parpishura të Europës”.

Fjalët e tij nuk kalojnë pa u vënë re. Ai ishte pothuajse i panjohur kur në vitin 2003 hapi restorantin Noma në Kopenhagë. Po ka disa vjet që fama e tij ka shkuar në katër anët e rruzullit. Pak mjeshtra të kuzhinës gëzojnë një famë të tillë. Çdo gjellë që gatuhet në Noma është një lloj vepre arti. Ingredientët janë të gjitha të rralla, të rritura në vende të caktuara të botës. Gërshetimi i shijeve dhe vlerave ushqimore është gjithnjë origjinale. Çdo gjë që gatuhet synon të karakterizohet nga elegance dhe thjeshtësia.

Tani ai po bën diçka të paparë. Do ta mbyllë restorantin në kryeqytetin danez dhe bashkë me ekipin e pandryshuar dhe dekorin, po e zhvendos të gjithin për ta rihapur në Tokio të Japonisë në Hotelin Mandarin Oriental. Më vonë do të mbyllet që aty dhe do të shkojë në Kyoto, një tjetër qytet japonez. Rrallë qëllon që ndonjë shef kuzhine ndiqet në mënyrë gati të obsesionuar nga media dhe nga industria kulinare.

Mobi Casa

Libri i dytë Rëne Rexhepit ka tri vëllime dhe quhet “Një punë në zhvillim e sipër”. Ndërsa tashmë ndodhet për vizitë në SHBA, ku preferon të shkojë në Bregun Perëndimor, sidomos në California, por i përmend restorantet gjithnjë rikthehet në Manhattan. Ky është edhe qyteti ku më shumë se 100 restorante zotërohen e administrohen nga shqiptarë, por nuk dihet nëse mjeshtri nga Danimarka ka bujtur në ndonjë prej tyre.

Rëne Rexhepi i lindur në 1977 në Kopenhagë, është djali i një mërgimtari shqiptar nga Maqedonia, ndërsa nënën e ka daneze.

Që prej katër vitesh, restoranti i tij shpallet rregullisht më i Miri në Botë, një gjë e rallë kjo duke pasur parasysh konkurrencën e jashtëzakonshme. Revista “Times” e shpalli në 2012 si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë.

Nuk ka fushatë reklame që ka më shumë peshë sesa një e fjalë e tij dhe lavdërimi që i bëri bregdetit shqiptar është një nder që i bën Shqipërisë. Po është e rëndësishme që qeveritë e vendit të tregojnë kujdes për të mos lejuar shkatërrimin dhe ndotjen e bregdetit si ka ndodhur për fat të keq tashmë me një pjesë të tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.