Rene Rexhepi humb titullin e më të mirit në botë

/ 1 minutë lexim

Restoranti spanjoll “El Celler de Can Roca”, nga Girona, në verilindje të Spanjës, të hënën është zgjedhur restoranti më i mirë në botë, shkruan magazina britanike “Restorant”.

Restoranti në fjalë dy vjetët e fundit ishte i dyti në listën e me të mirëve, kurse tash do ta tejkalojë restorantin e shqiptarit nga Maqedonia “Noma” në Danimarkë, që ishte shpallur restoranti më i mirë në botë në tre vjetët e fundit.

Mobi Casa

Titullin e restorantit më të mirë në botë, restoranti i Rexhepit e humbi shkaku i incidentit që ndodhi me helmimin e 63 mysafirëve, në shkurt të këtij viti.