Renditja e re e FIFA-s, Kosova dhe Shqipëria nuk lëvizin nga vendi

/ 1 minutë lexim

Në renditjen më të re të FIFA-s, e cila është publikuar sot, Kosova dhe Shqipërisë nuk ka ndryshuar vend dhe mbesin aty ku ishin një muaj më parë.

Kosova e Bernard Challandes mbetet në vend të 141-të me 1080 pikë të përgjithshme (197 pikë e përparshme).

Shqipëria ishte e 58-ta dhe aty është edhe tani me 1384 pikë të përgjithshme (538 pikët e përparshme).

Hidromorava

Në krye të ranglistës është Franca që u shpall kampion i botës me 1726 pikë, e ndjekur nga Belgjika.

Kombëtarja e Zvicrës që kishte në përbërje në kampionatin e fundit botëror, si futbollistët Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili, renditet në vend të tetë me 1597 pikë.

Danimarka e mbyll renditjen e top-10. /Telegrafi/