Uji Dea

Renditja e FIFA-s: Kosova shënon ngritjen më të lartë në historinë e vet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kosova e ka shënuar ngritjen më të lartë në historinë e ekipit kombëtar në ranglistën botërore të ekipeve kombëtare të FIFA-s, pas publikimit të renditjes më të re nga shtëpia e futbollit botëror të enjten.

Kosova e zë vendin e 109-të në renditjen e FIFA-s tani, që është renditja më e mirë ndonjëherë për verdhekaltrit, raporton Gazeta Express.

Kjo rritje e kombëtares dardane vjen kryesisht falë fitores kundër Gjeorgjisë dhe barazimit me Greqinë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në shtator.

Nga ndeshjet e shtatorit, Kosova i fitoi 17 pikë të reja, të cilat e ngritin atë gjashtë pozita më lartë në renditjen e re të FIFA-s.

Në renditjen e kaluar, të publikuar në gusht, Kosova renditjen e 115-ta.

ARKATANA

Kosova mund të shpresojë për ngritje edhe më të lartë kur të publikohet renditja e re muajin e ardhshëm, pasi do t’i zhvillojë dy ndeshje.

Më 9 tetor, verdhekaltrit përballen me Suedinë në udhëtim në ndeshjen e gjashtë kualifikuese për Botëror, para se ta presë Gjeorgjinë në Prishtinë më 12 tetor.

Nëse skuadra e Bernard Challandes ia del të nxjerrë rezultate pozitive nga këto dy përballje, atëherë mundësitë që Kosova të futet në mesin e 100 kombëtareve më të mira në renditjen e FIFA-s do jenë reale.

Kosova do ta mbyllë fushatën e dytë kualifikuese në historinë e vet për Botëror me përballjen me Greqinë në Athinë në nëntor.

Por Kosova është e pashpresë dhe pa ndonjë gjasë për ta siguruar pjesëmarrjen në një turne të madh për herë të parë në historinë e vet, pasi i ka vetëm katër pikë në vendin e tretë në Grupin B, nëntë më pak se liderja Spanja dhe pesë më pak se vendi i dytë, Suedia. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.