UBT

Renditja e FIFA-s: Kosova pëson rënie të madhe

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kosova e ka shënuar një rënie të madhe në ranglistën botërore të ekipeve kombëtare të FIFA-s, pas publikimit të renditjes më të re nga shtëpia e futbollit botëror të enjten.

Kosova e zë vendin e 113-të në renditjen e FIFA-s tani, që është një rënie për katër vende krahasuar me renditjen paraprake, raporton Gazeta Express.

Rënia zhgënjyese e Kosovës për katër pozita vjen menjëherë pasi ajo e kishte shënuar ngritjen më të lartë në historinë e ekipit kombëtar muajin e kaluar.

Kjo rënie e kombëtares dardane vjen kryesisht si pasojë e disfatave kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në tetor.

FIDANISHTJA

Si pasojë e disfatave në tetor , Kosova i humbi 15 pikë në ranglistë, të cilat e zbresin atë katër pozita më poshtë në renditjen e re të FIFA-s.

Në renditjen e kaluar, të publikuar në shtator, Kosova renditjen e 109-ta.

Renditja e re e FIFA-s e publikuar të enjtën më 21 tetor
Disfatat 3:0 kundër Suedisë në Stokholm dhe 2:1 kundër Gjeorgjisë në Prishtinë i kushtuan Kosovës me rënie edhe në vendin e fundit në Grupin B kualifikuese për Kupën e Botës dhe trajnerit Bernard Challandes me humbjen e vendit të punës.

Kosova do t’i zhvillohet edhe dy ndeshje këtë vit, takimin përmbyllës të një fushate zhgënjyese për Botërorin 2022 kundër Greqisë në Athinë dhe një miqësore me Jordaninë në nëntor. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.