Uji Dea

Rendimenti i grurit, bujqit nuk pajtohen me të dhënat e ministrit Peci

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Rendimenti i grurit për sivjet e ka shkaktuar një debat në distancë. Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e shkroi një sqarim të gjatë në Facebook pasi Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve tha se rendimenti i sivjetmë mund t’i mbulojë vetëm 30% të nevojave të popullatës.

Në debat u përfshi edhe një bujk. Videon e tij e publikoi Naim Bytyqi, këshilltar në Kuvendin Komunal të Pejës.“Sipas informacioneve tona nuk ka më shumë 40 mijë hektarë të mbjellë, aty diku. Bazuar në rendimente shumë të ulëta, nuk do të kemi më shumë se për 30 përqind të nevojave të popullatës. Me këto sipërfaqe dhe rendiment nuk do të arrijmë më shumë 3 mijë kilogramë për hektarë, mesatarja”, tha dje kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri.

UBT

Më pas, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, reagoi me një “sqarim” duke shkruar se “të dhënat zyrtare rreth korrje-shirjeve i posedon vetëm Ministria e Bujqësisë dhe asnjë individ tjetër”.“Për vitin 2022 sipërfaqja e drithërave të mbjellura është 33.04% më shumë se vitin e kaluar e që totali është rreth 91,436.11 hektarë bazuar në të dhënat e marra nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, në raportin e aplikimeve për Programin e Pagesave Direkte. Ndërkaq vetëm për misrin kemi një rritje prej 90.93% të sipërfaqeve të mbjellura apo një total prej 36,901.66 hektarësh apo 17,574.15 hektarë më shumë se viti paraprak”, shkroi Peci.

Sipas të dhënave, Peci tha se “rendimenti në shumicën e vendeve e tejkalon edhe mesataren prej 4000kg për hektarë”.Bujku nga Dukagjini, reagimin e të cilit e hodhi në Facebook këshilltari i Kuvendit Komunal të Pejës, Naim Bytyqi, thotë se rendimenti sivjet është “shumë i dobët”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.