Fundamenti

Rëndësia dhe domethënia e Bajramit të Madh

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Fitër Bajrami, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, është sot. Data e kësaj feste ndryshon çdo vit varësisht nga fazat e hënës dhe përllogaritjet astronomike.

Profeti Muhamed thuhet se kishte marrë zbulimin e parë të Kuranit gjatë këtij muaji. I njohur gjithashtu edhe si Bajrami i Madh, kjo festë shënon fundin e agjërimit me daljen e hënës së re natën e fundit të Ramazanit.

Njerëzit e fillojnë ditën herët në mëngjes me faljen e namazit të Bajramit. Pas faljes së namazit të Bajramit, besimtarët kanë një mëngjes të shtruar mirë nëpër shtëpitë e tyre, ku më pas vizitojnë fqinjët dhe më të afërmit e tyre për t’i uruar për këtë festë, transmeton Gazeta Express.

Uji Dea

Bajrami shihet si një festë e cila i bashkon njerëzit. Myslimanët e shohin këtë festë si një rast për të pasur paqe dhe lumturi. Në këtë ditë, disa njerëz madje vizitojnë edhe varrezat për t’i respektuar ata që kanë vdekur dhe shpirtrat e tyre – ky zakon njihet si ‘Ziyarat-al-qubur’.

Myslimanët shpesh blejnë rroba të reja për këtë festë dhe marrin pjesë në festime dhe festivale. Edhe dhurata shkëmbehen mes miqve dhe familjarëve.

Tradicionalisht, Bajrami i Madh është një festë publike në shumë vende me shumicë myslimane./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.