KKVITI

Remzije Sherifi fiton çmim të rëndësishëm në Skoci

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Remzije Sherifi është nga Gjilani dhe ka shkuar në Skoci në vitin 1999, kur u evakuua nga një kamp në Maqedoni.

Çmimi prestigjioz “Spotlight Award”, i dhënë nga “Scottish Women in Business” shtetases nga Kosova, Remzije Zeka Sherifit, është një lajm i mirëpritur për komunitetin shqiptar në Britani, shpesh i paragjykuar dhe anatemuar në medien britanike.

Remzije Zeka Sherifi, e cila jeton në Glasgow të Skocisë, fitoi për merita të veçanta, teksa konkurroi me 10 zonja mjaft të suksesshme dhe personalitete të jetës publike britanike për këtë çmim, e u vlerësua edhe me votën e publikut.

“Ky çmim ishte përtej pritshmërive të mia, e nomimuar mes grave të shquara dhe me famë botërore, Myrtle Simpson, eksploruese e Arktikut; baroneshën dhe profesoreshën e Kriminalistikës, Sue Black, e cila në vitin 1999 ka drejtuar ekipin e mjekëve të Kriminalistikës që kanë bërë identifikimin e viktimave në konfliktin në Kosovë; kritiken e Teatrit, Joyce McMillan; apo këngëtaren Horse McDonald”, tha ajo duke folur për Top Channel në Londër, përcjell albinfo.ch.

Uji Dea

Remzije Sherifi është nga Gjilani dhe ka shkuar në Skoci në vitin 1999, kur u evakuua nga një kamp në Maqedoni. Deri në vitin 1992, kur u përjashtua nga puna, zonja Sherifi ka punuar si gazetare dhe producente në radio.

Në Skoci ajo ka pasur sukses të spikatur, duke e udhëhequr prej 16 vitesh Shoqatën “Maryhill Integration Network”, e cila merret me zbatimin e programeve që kanë të bëjnë me shëndetin, arsimin, artin dhe vallëzimin, e që kanë për qëllim afrimin e komuniteteve.

Ajo është themeluesja e produksionit ndërkombëtar të vallëzimit modern “Echo Production”, e ka hapur shumë ekspozita me temë nga Ballkani nëpër muzeumet e Skocisë, ku më e fundit është ajo e titulluar “Glasgow Life”, me eksponentë që përfaqësojnë komunitetet e ndryshme dhe veçanërisht ato shqiptare. Në vitin 2017, ajo u zgjodh në mesin e 10 grave të shquara të Skocisë.

https://www.albinfo.ch/remzije-sherifi-fiton-cmim-te-rendesishem-ne-skoci/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.